‘U dendën me të ngrëna në Beirut’/ Gazetari i Le Iene shpartallon Lleshin

Tuesday, 12 November 2019 09:51

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi po fliste në emisionin ‘Opinion’, ka ardhur edhe një reagim nga gazetari i Le Iene, Taulant Kopliku.

Ky i fundit ka ironizuar rëndë ministrin, pasi ky i fundit u shfaq si heroi që shpëtoi Alvin Berishën.

Blendi Fevziu i lexoi statusin e gazetarit ministrit, i cili më pas replikoi me gazetarin.

Statusi i gazetarit Taulant Koplikut:

Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t’ia hedhur kraheve Alvinit.

Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.

Vetem dy gjera te vogla do te thoja.

Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per shoë e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.

Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se ‘asht marre’.

Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.

Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pira hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se ‘fitores’ se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem. Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone.

Reagimi i Ministrit:

Sandër Lleshi: Çfarë ti them unë këtij tani. Flamurin nuk e kishim marrë ne me vete, e kemi gjetur atje. Dakord le të thotë. E vlerësoj punën që ka bërë ekipi i televizionit italian. Operacionin e shpjegova, Kryqi i Kuq, Gjysmë hëna e kuqe, përfaqësuesit shqiptar dhe italianë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...