Avokati i Unazës së Re: Policia sulmoi me gaz lotsjellës, ambientin ku ishin fëmijë, gra dhe pleq!

Tuesday, 12 November 2019 10:14

Avokati i banorëve të Unazës së Re, Artan Manushaqe, në një deklaratë për mediat, transmetuar nga Zëri i Amerikës, tha se një zotëri rreth të 60-ve ka një frakturë, një çarje në kokë dhe është në reanimacion pas përplasjes me Policinë. Po ashtu, ai zbuloi një fakt tjetër të rëndë.

“Më parë ka pasur edhe banorë të Unazës që kanë marrë mjekim dhe sapo janë larguar. Do të marrim informacion edhe për ndonjë punonjës të Policisë, sepse natyrisht edhe ata janë njerëz, janë qytetarë.

Unë kam qënë prezent tek protesta ; sulmi është bërë nga autoritetet shtetërore , në veçanti nga Policia e Shtetit dhe INUK; është sulmuar në mënyrë të paparalajmëruar ndaj banorëve të Unazës së Re, gra, pleq fëmijë që ishin mbledhur në ambient.

Di që është hedhur gaz lotsjellës brenda në një ambient ku ka pasur fëmijë, gra dhe pleq,pa paralajmërim, është sulmuar nga të dyja krahët ambienti ku kanë qenë, pastaj është hedhur gaz, sprajt, janë bërë procedime. Janë dhunuar në mënyrë ligjore dhe etike nga segmente të caktuara të Policisë së Shtetit.

 Gjendja është shumë e tensionuar, ka një dhunë, respresion në zonë këto 3-4 ditët e fundit. Sepse sipas urdhrave që ka marrë ekzekutivi, banesat duhet të shemben. Jemi në paligjshmëri totale, sepse siç e ka thënë OKB, nuk lejohet shpërngulja masive pasi shkelen liritë dhe të drejtat themelore të individit, e drejta e qëndrimit në banesë. Nuk mund të dhunohen në mënyrë të tillë banorët.

I ftoj banorët të vazhdojnë rezistencën qytetare në mbrojtje të garancive kushtetuese dhe të mos e lejojë këtë pushtet t’u marrë banesat dhe pronat.”

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...