VIDEO / Basha viziton në spital disa prej të plagosurve nga dhuna policore në Unazën e re

Tuesday, 12 November 2019 15:03

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka vizituar mesditën e sotme disa prej dhunës policore dhe represionit shtetëror në Unazën e re.

Basha deklaroi se të gjithë përgjegjësit për këtë akt barbar dhune do të mbajnë përgjegjësi një për një.

Të plagosurit rrëfyen dhunën që sipas tyre ka ushtruar policia duke mos kursyer as gra, fëmijë dhe të moshuar.

 

‘Fëmijë, burra, gra, të moshuar dhe efektivë të policisë janë plagosur sot në një goditje të planifikuar nga Edi Rama, ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur që mbronin shtëpitë e tyre. Ky është një skenar i përgatitur me kujdes me qëllimin e vetëm që ti çonte ata drejt konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e madhe që Edi Rama, Erjon Veliaj dhe të tjerë, kanë planifikuar tek i ashtuquajturi "projekti i Unazës së Re."

Opozita është në krah të qytetarëve për të mbrojtur jo thjesht shtëpitë e tyre, por për të mbrojtur ligjin dhe kushtetutën, për të mbrojtur interesin publik, dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të vënë përgjegjësit përpara ligjit.

Jeta është e çmuar dhe ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e këtyre banorëve’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në Facebook.

Modifikuar më Tuesday, 12 November 2019 15:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...