Aksioni te 'Unaza e Re'/ PDIU: Rilindasi Rama plotësoi trekëndëshin, dhunë krim e korrupsion

Tuesday, 12 November 2019 19:59

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Uniteti reagon pas aksionit të sotëm të IKMT për shembjen e banesave te Unaza e Re dhe pas dhunës policore ndaj banorëve.

Përmes një deklarate për mediat, PDIU shprehet se, sot u konsumua edhe akti i fundit i dramës së nisur dy vite më parë.

"Rilindasi Rama plotësoi trekëndëshin dhunë krim e korrupsion me trajtimin çnjerëzor që i bëri grave, burrave, femijëve e të moshuarve banorë të Astirit. Dhuna dhe përdorimi i gazit helmues në shtëpitë e shqiptarëve është një akt i patolerueshëm e I dënueshëm nga cdo ligj ndërkombëtar dhe njerëzor", thuhet ndër të tjera në reagimin e PDIU.

Deklarata e PDIU:

Sot ne shtëpitë e banorëve të Astirit u konsumua dhe akti I fundit I drames se filluar dy vite më parë. Rilindasi Rama plotësoi trekëndëshin dhunë krim e korrupsion me trajtimin çnjerëzor që I bëri grave, burrave, femijëve e të moshuarve banorë të Astirit. Dhuna dhe përdorimi I gazit helmues në shtëpitëe shqiptarëve është një akt I patolerueshëm e I dënueshëm nga cdo ligj ndërkombëtar dhe njerzor

Ndërsa konsumon milionat e megaskandalit të vjedhjes së shekullit të Unazës së Astirit, ai u mohon edhe therrimet banorëve të Astirit që po mbrojnë banesat e tyre. 40 milionët e vjedhura në këtë meegaskandal do të mjaftonin disa herë që banorët të dëmshpërbleheshin denjësisht po për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi kompromisi dhe zgjidhja paqësore e konfliktit. Ne vend të një zgidhjeje komprommisi u zgodh dhuna dhe terrori me qëllimin e vetëm që bashkë me Astirin të shuhej cdo vatër e reagimit dhe rezistencës qytetare.

Pa asnjë dyshim qytetarët do marrin gjithë dëmshpërblimmin që I përket nga qeverisja e ardhshme e opozitës së sotme por kjo vatër rezistence qytetare do mbetet në historinë politike shqiptare si rasti më I mirë I reagimit qytetar ndaj një autokrati që ka 21 vite në pushtet e që sot duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen në vend si ish-ministër kulture, si ish-kryetar bashkie e sot si kryeministër.

Modifikuar më Tuesday, 12 November 2019 20:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...