Lulzim Basha sot në Fier, takimi me biznesin e vogël

E mërkurë, 13 November 2019 12:13

Lulzim Basha, kryetari i PD-së, do të takohet pasditen e sotme me biznesmenët e vegjël të Fierit. Takimin me temë “Biznesi dhe sipërmarrja” , Basha e ka njoftuar vetë në Fb.“Sot në orën 17:00 do të takohem në Fier me biznesin e vogël për një bashkëbisedim në "Rrugëtimin për Shqipërinë", ka shkruar kreu i opozitës.

Dy ditë më parë, Basha u takua me bizneset prodhuese të qytetit të Durrësit, para të cilëve shpalosi platformën e PD-së për qeverisjen, në fushën e Tatim-Taksave, zotime të qarta dhe të prera, duke filluar nga vendosja e taksës së sheshtë 9%, nga ulja 5-fish e taksës së transferimit të pronës, në uljen e çmimit të karburantit etj.

Nga fjala e Bashës në Durrës: "Biznesi është në luftë për mbijetesë si rezultat i politikave të dështuara të kësaj qeverie. Sipërmarrjet po mbyten nga rritja e taksave, kostot e larta dhe korrupsioni i kudogjendur që kanë shkaktuar klimën më të keqe të biznesit në Europë.

Ndryshe nga kjo qeveri, biznesi i çliruar, i rimëkëmbur dhe i fuqizuar është në zemër të vizionit tonë për Shqipërinë.

Sipërmarrja shqiptare ka aftësitë dhe gjenialitetin për të çarë përpara, për të arritur sukses, për të qenë shtyllë e zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies sociale.

Ajo që i duhet është një qeveri që i kupton, që i mbështet, një qeveri që ju jep pak ndihmë kur kanë nevojë; një qeveri jo për t’jua bërë jetën më të vështirë, por më të lehtë.

Prandaj ne jemi të vendosur për uljen e taksave, për luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e kushteve të barabarta dhe konkurencës së ndershme. Ne duam që sipërmarrësit të kenë sukses, të fuqizohen, të punësojnë, të rriten.

Prej kohësh, Shqipëria po tregohet me gisht si kryeqendra e krimit në Ballkan. Ju ftoj të punojmë së bashku që ta kthejmë në kryeqendrën e biznesit në Ballkan."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...