A do të hetojë prokurorët nëse ka akuza? Ja përgjigja e kandidates Memçaj

E mërkurë, 13 November 2019 12:43

Kandidatja për Prokurore të Përgjithshme, Fatjona Memçaj ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Këshillit të Lartë të Prokurorisë si kandidatja e dytë në garë për prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Teksa bëri një prezantim të eksperiencës së saj gjatë këtyre viteve në sistemin e drejtësisë, Memçaj prezantoi edhe platformën e saj se si do ta ushtrojë ajo detyrën nëse do të zgjidhet kryeprokurore.

Ndërkohë pyetjes së një prej anëtarëve të KLP-së Tartar Bazaj nëse Memçaj do të vinte në përgjim një koleg të saj, nëse kishte dyshim se ai shkelte ligjin, ajo iu përgjigj se jo.

Bazaj: Do të vendosni ta vini në përgjim një prokuror apo anëtar të KLP nëse dyshoni se ai ka shkelur ligjin?

Memçaj: Ju falënderoj zoti Baze. Është një pyetje, pasi pavarësisht specifikimit, ju thatë? A do të guxojë që unë ta shkel ligjin. Unë e gjykoj veten se jam prokurori i mirë që të mos shkel ligjin. Pra kjo s’do të thotë se është mungesë vullneti apo pasje frike.

Do të thotë se ligjin e quaj të shenjtë. Shkeljen e tij nuk ja lejoj vetes ta bej. Aq më shumë aty ku ka të bëjë me të drejtat e interesave të individit. Prokuroria shqiptare deri me tani është sulmuar për këtë qe nuk respekton te drejtat e njeriut.

Po akuzohemi se favorizojmë te fortët dhe sulmojmë të dobëtit! Para ligjit janë të gjithë të barabartë, dhe nëse e bëj unë i them çdo qytetari se po ke të drejtë të shkelni ligjin.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...