Në SHBA kërkohet burgosja e Edvin Mafisë

E mërkurë, 13 November 2019 14:14

 “Në SHBA kërkohet burgosja e Edvin Mafise. Mbi të rëndojnë 4 akuza të rënda që në tërësi e dënojne me 12 vjet burg”. Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me pasardhësin e tij në qeveri, Edi Rama. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha thekson se Rama ka shkelur ligjin elektoral amerikan që ndalon financimin e huaj për kandidatet dhe partitë ne fushate elektorale duke dhënë 80 mijë dollarë për foton që bëri me Presidentin Obama. Berisha shkruan më tej se arrestimin e Ramës e ka kërkuar edhe gazetarja e Fox News, rrjetit televiziv me te madh ne SHBA, Sara Carter.

Kujtojmë se gazetarja e gjigandit amerikan, Fox News, Sara Carter iu rikthye çështjes së fotos Rama-Obama. Përmes një postimi në Twitter ajo ngrinte pyetjen: “Pse nuk është në burg kryeministri shqiptar?”, duke shtuar se një shtetas amerikan është në burg tashmë për këtë çështje.

REAGIMI I BERISHËS

Ne SHBA kerkohet burgosja e e Edvin Mafise.

Mbi të rëndojnë 4 akuza të rënda që në tërësi e dënojne me 12 vjet burg.

1-Ai ka shkelur ligjin elektoral amerikan qe ndalon te financimin e huaj per kandidatet dhe partite ne fushate eletorale duke financuar me 80 mije dollare foton qe beri me Presidentin Obama.

2-Ai akuzohet per mashtrim ne rrethana qe e rendojne shume. Kjo sepse per tu futur tek presidenti Obama ai eshte paraqitur si bashkshortja e Bilalit nderkohe qe Bilali ishte i martuar dhe me femije.

3-Edvin Mafia denohet si fallsifikator sepse per te shkuar ne dreken e Presidentit ai ka prodhuar dokumenta fallco martesore te gjendjes civile si bashkshorte e Bilalit nderkohe vet kishte bere dasmen dhe ishte martuar me zonjen Xhillari.

4-Denohet per larje parash pasi fondi prej 80000 dollare qe i ka dorezuar avokatit vjen nga para te pista.

Per te gjitha keto ne ShBA jane denuar me 4-6 vjet deri tani dhe kane bere burg Bilali, Avokati grek Argeros eshte ne biruce.

Gazetarja e mirenjohur e rrjetit televiziv me te madh ne SHBA, Sara Carter kerkon burgosjen e kryeministrit shqiptar. Nderkohe thuhet se pas denimit te Argeros dhe denoncimit te Edvin Mafise nga avokati i Argeros eshte vene ne hetim dhe ndjekje penale te Edvin Mafise.

Ketu me poshte keni statusin saj ne Tweter. sb

Modifikuar më E mërkurë, 13 November 2019 19:03

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...