Mesazhi i fuqishëm i banorëve të Unazës së Re: Ne nuk ndalemi, bashkohuni me ne

E mërkurë, 13 November 2019 16:40

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, banorët e Unazës së Re kanë shprehur edhe një herë vendosmërinë e tyre për të mos u ndalur.

Ata kërkojnë mbështetjen e të gjithëve në misionin e tyre.

Postimi i plotë

Beteja jone nuk ndalet, ajo do te vazhdoje pavarësisht gjithckaje. Shteti tregoi edhe njehere fytyren e tij te vertete, ate te nje krimineli te pashpirt. Ai nuk pyeti per asnje e asgje, vetem shkaterroi, dhunoi, masakroi deri ne vdekje cdo banor. Nuk pyeti as per femije, as per nena, as per baballare e as per gjysher. Na goditi aq fort sikur ne te ishim kriminelet dhe banditet me te tmerrshem qe ka pare ndonjehere historia.

Por, jo te dashur miq ne nuk jemi te tille, nuk jemi as kriminel, as bandit, as shpellare e as zaptues.

Ne jemi si te gjithe ju, shtetas te Republikes se Shqiperise.

Ne jemi si te gjithe ju, ne kemi blere toke are/truall nga pronare te ligjshem dhe kemi ndertuar mbi keto toka ashtu sic keni blere e ndertuar edhe ju.

Ne nuk jemi dhe nuk kemi qene kurre ne konflikte pronesie me ish pronaret, ashtu sic pretendojne pusht...tetaret.

Ne kemi bere vetedeklarimin qysh ne vitin 2005 per keto objekte te ndertuara ashtu sic keni bere edhe ju.

Ne i kemi paguar ketij shteti cdo lloj takse dhe tarife ashtu sic i keni paguar edhe ju. Ne jemi te ligjshem ashtu sic jeni edhe ju.

Ne sot kerkojme drejtesi dhe demshperblim ashtu sic do donit edhe ju nese do ishit ne vendin tone.

Ne jemi si te gjithe ju.

Ne kemi nevoje per ju.

Bashkohuni me ne qe te mos perseritet ajo cfare ndodhi dje. Bashke mund te bejme gjera te bukura. 🙏

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...