Nuk ka rritje pagash, as shpërblime për fundvit

E mërkurë, 13 November 2019 19:29

Në 2020 vetëm pensionistët do të përfitojnë një indeksim të pensioneve, i cili është një detyrim ligjor për të kompensuar rritjen e çmimeve. Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka pranuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave që nuk ka politikë të re pagash, por ka theksuar se janë marrë një sërë lehtësish të tjera. Ndërkohë Komisioni kërkoi edhe njëherë gjetjen e fondeve për shpërblimet në fundvit.

Punonjësit buxhetorë nuk do të kenë rritje pagash për vitin e ardhshëm. Ministrja e Financave, Anila Denaj, në Komisionin e Ekonomisë ka pranuar se për vitin 2020 është parashikuar vetëm indeksim për pensionistët.

Denaj e justifikon mungesën e fondeve për rritje pagash me lehtësi të tjera që janë marrë kategori të ndryshme.

Denaj: Është e vërtetë që në pamje të parë buxheti nuk sjell qasje të politikave të reja sociale. Por gjatë gjithë këtij viti politikat sociale nuk kanë munguar dhe konsolidimi në një vit më pas nuk është i pamundur për të parë dhe reflektuar të gjithë masat e marra këtë vit.

Në Komision, Ministrja e Ekonomisë nuk dha të dhëna nëse do të ketë shpërblim për Vitin e Ri, edhe pse Ahmetaj ka ripërsëritur kërkesën për gjetjen e fondit.

Ahmetaj: Nuk ka planifikim sërish bonus për pensionistët dhe nuk ka asnjë politikë të re në atë që lexova unë, e cila do të fillojë rishtazi në 2020.

Pas prezantimit, Ministrja Denaj do ti duhet ti përgjigjet 100 pyetjeve që kanë ngritur deputetët e Komisionit të Ekonomisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...