Kryemadhi flet për dhunën në Astir: Dhunuesit një ditë do përgjigjen para drejtësisë

E mërkurë, 13 November 2019 20:08

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale shprehet se dhuna shtetërore e ushtruar ndaj banorëve te Unaza e Re do të paguhet një ditë. Kryemadhi tha se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

Jam në mbështetje të plotë të banorëve të Unazës së Re. Dhuna dhe terrori i ushtruar nga Edi Rama dhe falangat e tij të krimit, që kanë kapur Policinë e Shtetit dhe të gjitha instrumentet shtetërorë, nuk është tjetër gjë përpos se instalimi përfundimtar i narko-shtetit dhe krimit të organizuar nën emrin e qeverisë shqiptare. Gazi lotsjellës, dhuna që përdori policia shqiptare ndaj grave dhe fëmijëve në orët e para të mëngjesit ndaj banorëve të Unazës së Re, jo vetëm që është kriminale por një ditë do të paguhet mirë do të dalin përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj njerëzimit”, tha Kryemadhi.

Fjala e plotë e Monika Kryemadhit për përplasjen e policisë me banorët te Unaza e Re:

Jam në mbështetje të plotë të banorëve të Unazës së Re. Dhuna dhe terrori i ushtruar nga Edi Rama dhe falangat e tij të krimit, të cilat kanë kapur Policinë e Shtetit dhe të gjitha instrumentet shtetërore, nuk është gjë tjetër veçse instalimi përfundimtar i narko shtetit dhe krimit të organizuar nën emrin e qeverisë shqiptare. Gazi lotsjellës, dhuna që përdori policia shqiptare ndaj grave dhe fëmijëve në orët e para të mëngjesit ndaj banorëve të Unazës së Re, jo vetëm që është kriminale, por një ditë do të paguhet mirë dhe do të dalin përballë drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj njerëzimit.

Sot më shumë se kurrë ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë diktaturës së krimit të Edi Ramës, i cili po e instalon dhe do të mbajë përgjegjësi për të gjithë kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për pastrimin e parave, për trafikun e drogës, për shkatërrimin e institucioneve të drejtësisë, për shkatërrimin e reformave, qoftë kjo reformës në drejtësi, reformës së administratës publike, për bllokimin e të gjitha institucioneve shqiptare. Ai sot vazhdon akoma më shumë, në mënyrë të pareshtur, provokimin ndaj opozitës shqiptare, por mbi të gjitha duke provokuar qytetarët shqiptarë, duke i detyruar ata për t’u larguar nga Shqipëria dhe për të ndërtuar jetën e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë. Sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund të realizojë planin e tij anti shqiptar.

Sot më shumë se kurrë, ne duhet të jemi të gjithë bashkë, për t’u bashkuar njëherë e përgjithmonë kundër diktaturës së krimit dhe për t’i dhënë fund të gjithë atyre mbeturinave që kanë ngelur nga diktatura komuniste, që tashmë kanë veshur vellon e krimit të organizuar. Të bashkohemi të gjithë së bashku për të dhënë njëherë e përgjithmonë drejtimin përfundimtar të Shqipërisë, drejtimin drejt Bashkimit Europian, integrimit drejt Bashkimit Europian dhe për të qenë më pranë vendeve të zhvilluara. Atyre vendeve që i kanë ndenjur gjithmonë pranë Shqipërisë në momentet më të vështira.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...