Basha: Partia në pushtet gjithçka për të kapur drejtësinë, PD e interesuar të ngrihen institucionet

E Enjte, 14 November 2019 17:22

Dita e enjte e gjeti kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në Sarandë, në kuadër të turit "Rrugëtimi i Shqipërisë" i nisur prej tij.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e RTV Ora, Everest Dedaj, Basha thotë se PD i ka paraprirë prej kohësh debatit për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Opozita, thotë ai, është më e interesuara për të pasur një orë e më parë funksionale këto organe të pavarura të drejtësisë.

Por, nënvizon Basha, "nëse ngritja e tyre bëhet kundër Kushtetutës, siç ndodh me Gjykatën Kushtetuese, siç ndodhi me Prokurorin e  Përkohshëm, atëherë këta nuk i shërbejnë ligjit, por padroneve".

Shefi i opozitës thekson se "reforma në drejtësi kërkon vetëm një gjë nga partitë politike, mos të futin duart".

Gazetari: Zoti Basha, në një kohë që ju jeni i fokusuar në takime me qytetarët duke se keni lënë mënjanë situatën politike që ndodh në Tiranë. Ka një debat sa i përket Gjykatës Kushtetuese.  Aktualisht kemi dy emra për një vend pas dekretimit që bëri Presidentit. Si po e përcillni ju këtë situatë?

Lulzim Basha: Në asnjë moment situata nuk është as jashtë vëmendjes time dhe as vëmendjes së PD. Ne i kemi paraprirë këtij debati duke thënë tre të vërteta: E para, askush nuk është më i interesuar se opozita për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe SPAK, sepse janë këto organe të drejtësisë të cilat kanë për  detyrë të frenojnë abuzimin qeveritar, kanë për detyrë të çojnë para drejtësisë qeveritarë të korruptuar. Kanë për detyrë të garantojnë dëmshpërblimin e pronarëve të goditur padrejtësisht, apo të drejtat e qytetarëve që dhunohen nga Unaza e Re në Kakome, Himarë apo kudo tjetër.

Është mungesa e këtyre organeve të drejtësisë, kapja e drejtësisë, përqendrimi i pushtetit në duart e një njeriu që ka sjellë këtë situatë kolapsi total ku asnjë e drejtë nuk respektohet, ku fati i individit, i qytetarit, i kryefamiljarit, i nënave, i baballarëve, i fëmijëve nuk garantohet nga ligji, por nga mëshira e qeveritarit të korruptuar apo njerëzve që bashkëpunon ai. Nuk ka faktor më të interesuar për ngritjen e gjykatave sesa opozita. Por ngritja e tyre përbën garanci vetëm nëse bëhet na bazë të Kushtetutës.

Nëse ngritja e tyre bëhet kundër Kushtetutës, siç ndodh me Gjykatën Kushtetuese, siç ndodhi me Prokurorin e  Përkohshëm, atëherë këta nuk i shërbejnë ligjit, por padroneve. Reforma në drejtësi kërkon vetëm një gjë nga partitë politike, mos të futin duart. PD ka qëndruar larg procesit për të kontribuar në ngritjen e një drejtësie jashtë influencave politike, ndërkohë partia në pushtet ka bërë dhe po bën gjithçka për të kapur Gjykatën Kushtetuese ose për ta bllokuar, për të zvarritur procesin e SPAK, sepse nuk do prokurorë të pavarur me integritet që në vend që ti mbrojnë vjedhësit e votave, në vend që ti mbrojnë autorët e aferave korruptive, ti çojnë përpara drejtësisë dhe ti dënojnë.

Pra kemi një konflikt të pastër interesi midis pushtetit aktual dhe drejtësisë së pavarur dhe ajo që shohim sot janë simptomat e konfliktit të interesit të Edi Ramës dhe të pushtetit të tij me drejtësinë e pavarur.

PD dhe opozita, të kompleksuar nga reforma në drejtësi?

Basha mohon se PD dhe opozita janë të kompleksuar nga reforma në drejtësi. Megjithatë kryetari i opozitës shprehet kundër çdo qëndrimi sipërfaqësor që e shikon zbatimin e reformës në drejtësi si çështje shpejtësie dhe jo si çështje cilësie.

Basha nënvizon se nuk mund të krijohet para çdo institucioni të drejtësisë një krizë e cila pastaj zgjidhet me mjete antikushtetuese.

"Një organ i drejtësisë që vjen në jetë me mjete antikushtetuese nuk do ti shërbejë qytetarëve, nuk do ti shërbejë ligjit, Kushtetutës, por i shërben atyre që duan ta kapin ose ta bllokojnë reformën në drejtësi" thotë Basha.

Gazetari: A ka një kompleksim të PD-së dhe opozitës në terësi përsa i përket reformës në drejtësi, kjo edhe për faktin se në vazhdimësi ndërkombëtarët e kanë shigjetuar PD-në duke i kërkuar që të mos bëhet pjesë, edhe me deklarata publike, e procesit?

Lulzim Basha: Asnjë kompleks kur vjen çështja te mbrojtja e interesit qytetar, te mbrojtja e interesave të vendit. Faktori ndërkombëtar ka dhënë një ndihmë të çmuar në këto 30 vite tranzicioni të Shqipërisë dhe ne jemi mirënjohës. Faktori ndërkombëtar ka insistuar siç është e shkruar e zezë mbi të bardhë në deklaratën e Bundestagut që institucionet e drejtësisë duhet të ngrihen në bazë të Kushtetutës jo në bazë të tekave të Edi Ramës apo anktheve të pushtetit të tij. Nuk shoh asnjë konflikt interesi midis qëndrimeve tona dhe qëndrimeve parimore të komunitetit ndërkombëtar.

Por dua të paralajmëroj kundër çdo qëndrimi sipërfaqësor që e shikon zbatimin e reformës në drejtësi si çështje shpejtësie dhe jo si çështje cilësie. Padyshim që duhet që një orë e më parë ti kemi këto organe të pavarura, të gjithë e dimë pse janë vonuar, pse për dy vite me radhë KED nuk funksionoi. Janë vonuar me një qëllim, sepse pushteti i trembet drejtësisë së pavarur, i trembet një SPAK-u të pavarur, pushteti i trembet një Gjykate Kushtetuese të pavarur. Në gjithë këtë thashethemnajë dhe vorbull argumentash dhe kundërargumentash, qytetarët duhet të mbajnë mend tre gjëra: E para, është në interesin tonë si qytetarë të Shqipërisë dhe në interesin e opozitës politike të vendit, të kemi sa më parë organe të drejtësisë të konstituara sipas Kushtetutës.

Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë që mbron interesat e qytetarëve, që mbrojnë Kushtetutën kundër abuzimit nga pushteti. Prokurori që nuk mbron por ndëshkon, çon para drejtësisë politikanët e korruptuar dhe figurat e krimit të organizuar. Së dyti, kjo nuk mund të ndodhë duke shkelur Kushtetutën. Nuk mund të krijohet para çdo institucioni të drejtësisë një krizë e cila pastaj zgjidhet me mjete antikushtetuese. Një organ i drejtësisë që vjen në jetë me mjete antikushtetuese nuk do ti shërbejë qytetarëve, nuk do ti shërbejë ligjit, Kushtetutës, por i shërben atyre që duan ta kapin ose ta bllokojnë reformën në drejtësi. Së treti, jemi të vendosur që të mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat zbatimin e reformës në drejtësi ashtu siç e kemi aprovuar në Kushtetutë dhe jo ashtu siç dëshiron pushteti që i trembet drejtësisë së pavarur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...