Nga akuzat për ‘Xibrakën’ te dyshimet për pasurinë/ Kush është kandidati i parë për kryeprokuror

E Enjte, 14 November 2019 18:24

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zyrtarizoi atë që ishte paralajmëruar: faktin që Olsian Çela do jetë kandidati i parë në listë për kryeprokuror.

Pavarësisht se media nuk ka rezervuar kritika për Çelën, dyshimet për të janë hedhur që kur nisi procesi në KLP. Kështu, përjashtimi nga gara i kandidatëve që nuk kanë mbrojtur doktoraturën, u interpretua si një lehtësim në garë për Çelën.

Ish-kryeministri Sali Berisha e pati bërë fillimisht këtë denoncim në pranverë të këtij viti.

“Kunat KLP vendosi për të zgjedhur zëdhënësin e Rames për institucionin e akuzës. Për të realizuar këtë, Kunat KLP, jashtë çdo kriteri ligjor dhe kushtetues, vendosi sot që të përjashtohen nga gara të gjithë kandidatët për këtë post që nuk kanë mbrojtur doktoraturën. Miq, ky është kriter unikal në botë. Ky kriter akademik vendoset vetëm për vendet e hapura për drejtim katedrash apo institucionesh akademike kërkimore shkencore. Burimet nga Kunat KLP njoftojnë se këtë kriter e plotëson Kunati në krye të KLP, ndrikull Ina Rama dhe tezaku i saj Olsi Çela. Tani emrin e zëdhënësit të krye, krye kreut të Meduzës gjejeni vetë,” shkruante Berisha.

Sa i përket aspektit profesional, mbi Çelën janë hedhur dyshime për shkak se ka qenë prokuror i dosjes së bujshme të Xibrakës. Sërish ish-kryeministri Sali Berisha e pati akuzuar Çelën në emisionin ‘360 grade’ se e ka mbyllur këtë dosje. Në median shqiptare ka pasur vazhdimisht aludime se kjo dosje mund të çonte tek ‘peshq’ shumë më të mëdhenj.

Berisha e akuzon Çelën si djalë tezeje të Ina Ramës, e cila është aktualisht pjesë e Komisionit të Apelimit në veting. Ndërkohë në median sociale ka pasur vazhdimisht spekulime për sfondin e majtë familjar të Çelës. Mes komenteve është ai për babanë e Çelës si të punësuar pranë Skënder Gjinushit.

Megjithatë lidhja me Ina Ramën vetëm sa ka shtuar më shumë dyshimet se si e kaloi vetingun Çela dhe përse emri i tij nuk u apelua.

Në shkallën e parë të vetingut u tha se prokurori kishte marrë tre hua nga të afërmit për të blerë një apartament në vitin 2011 për 6.8 milionë lekë. Apartamentin më pas ai ia ‘shiti’ mamasë së tij për 66 mijë euro, edhe pse jetojnë bashkë. Ai tha se ishte vetëm një formalizim i kalimit të pronësisë.

Edhe sa u përket huave të marra nga të afërmit pati dyshime. Po ashtu pati dyshime për një shumë prej 1 milionë lekësh të marrë nga një kompani sigurimesh.

Sa i përket aspektit profesional, pati dyshime për një çështje të vitit 2006. Komisioni i vetingut tha se ishte krijuar dyshimi se për çështjen e një grupi të dyshuar për dhënie ndihme kalimi të paligjshëm të kufirit nuk ishin kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore. Çela u mbrojt duke thënë se policia nuk ishte bashkëpunuese, megjithatë ai u akuzua se nuk kishte marrë në pyetje të dyshuarit dhe se nuk kishte kontrolluar veprimtarinë e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...