Mëkati sentimental i Xhaferllarit? Ja sa krushqi të PS-së janë në sistemin e drejtësisë

E Enjte, 14 November 2019 18:47

Socialistët e kundërshtojnë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit për gjyqtare kushtetuese, jo duke i bërë vërejtje profesionale, por ngaqë sipas tyre bashkëjeton me demokratin Enkelejd Alibeaj. Por brenda socialistëve ka disa raste të ngjashmë, që janë akuzuar, por që gëzojnë postet, si kreu i KLP-së Gent Ibrahimi që është kunat i Mimi Kodhelit, apo kunati gjyqtar i Xhafajt, e deri tek vëllai i Eglantina Gjermenit

Qysh prej seancës së të hënës, socialistët kanë akuzuar Marsida Xhaferllarin si të papërshtatshme për të qenë gjyqtare kushtetuese.

Socialistët nuk kanë paraqitur ndonjë vërejtje mbi formimin e Xhaferllarit, e cila ka një karrierë të gjatë si ish drejtuese e kodifikimit në ministrinë e drejtësisë apo kryesipektore e Këshillit të Lartë Drejtësisë. Mëkati i vetëm që i përmendet, është jeta e saj sentimentale. Madje për këtë, Arta Marku dhe Ardian Dvorani, i kanë vënë pikë minimale në vlerësim, duke e renditur të fundit në vakancën ku kandidon së bashku me Arta Vorpsin.

Por socialistët nuk janë mbas në sisteminin e të afërmve të tyre në sistemin e drejtësisë, dhe disa herë janë akuzuar nga opozita, por nuk ka ndryshuar asgjë.

Gent Ibrahimi drejton tani Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai është i martuar me motrën e Mimi Kodhelit dhe demokratët e kanë cilësuar emërimin e tij në qeverinë e prokurorëve si një dëshmi e kapjes së drejtësisë nga PS.

Fatmir Xhafaj është akuzuar herë pas herë për vëllain e gruas së vet, Sokol Berberin, që arriti të bëhej gjyqtar Kushtetues.

Po ashtu Xhafaj është akuzuar që bashkëpunëtorin e tij të vjetër kur ishte ministër i drejtësisë, Ardian Dvoranin, e mbështeti duke e mbajtur si gjyqtar të lartë jashtë mandatit e duke e vendosur në krye të KED-së.

Rastet nuk mbarojnë këtu. Artur Metani, vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni, është aktualisht Avokat i Shtetit. Metani njëkohësisht kandidon për një nga postet më të rëndësishme të drejtësisë së re, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Edhe për këtë, opozita nuk i ka kursyer akuzat.

Familjarët e ministrave socialistë nuk mungojnë as në trupën e vetingut.

Pamela Qirko, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe njëherazi është motra e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku./abcnews.al

Modifikuar më E Enjte, 14 November 2019 18:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...