Klevis Balliu akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm: Si ka zaptuar tokën në Maminas me të vëllain, ndryshimi i tapisë nga 2005 në 2015-ën

Premte, 15 November 2019 10:18

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka hedhur akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt, duke e akuzuar këtë të fundit se ka zaptuar tokë në Maminas të Durrësit.

Ai theksoi në emisionin “Open”  të Eni Vasilit se tapia e tokës së  babait të Lleshajt, bashkë me të dhe të vëllain ka ndryshuar nga 2005 në 2015. Ai u shpreh se është zaptuar rruga pranë tokës, që është pronë e shtetit.

“Nuk është bërë projekti për rrugën aty, aty është bërë projekti thjesht për shkatërrimin e shtëpive dhe ndërtimin e kullave. Rruga është ajo dhe është rruga më e gjerë e Astirit. Ua jap unë projektin e Veliajt. Çfarë projekti është ai? Kush e ka bërë atë? Zotria që iu hodhi gazlosjellës këtyre, Sandër Lleshaj është hajduti më i madh i tokave dhe pronave dhe urdhëroni këtu sesi ka falsifikuar tokat e veta me të atin e vet dhe me vëllain e vet. Më thoni pak si ta quaj një person që vjedh tokën dhe unë do ta quaj ashtu. Kjo është tapia që ka Sandër Lleshaj për një tokë në Maminas, tapia origjinale e vitit 2005-2006 ku janë ku janë tokat e bababit të tij Ndue Lleshi. Tani kjo tjetra është tapia e bërë me qeverinë e Edi Ramës. Sandër Lleshaj aty ka pasur 1000 metra katrorë. Tani do t’ju tregoj sesa ka bërë Sandër Lleshaj? Kjo këtu e nderuar është tokë e shtetit, dhe ja ku ka qenë rruga. Tani ky e ka bërë në 2015, duhet parë e ka mbjellë rrush apo kanabis kjo duhet me parë dhe ta pyesësh se ka qenë kohë e  drogës atëherë. Kjo këtu është pjesa ku ka qenë rruga. Pasuria e okupuar nga Sandër Lleshaj është pasuri e zaptuar. Kjo tokë është 24 km larg nga Astiri tokë e zaptuar nga vëllai i Sandër Lleshaj.  I quan këta uzurpues, ky është uzurpues për vete, ka zaptuar tokën atje. Ndërsa shteti për këtë tokë thotë që është tokë shteti“, u shpreh Balliu.

Video marrë nga Top Channel 

Ish-deputeti dje theksoi se projekti i “Unazës së Re” është një projekt korruptiv.  Pak ditë më parë në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk muguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazinlotsjellës. Pati 12 persona të lënduar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...