Shëmtia e paligjshmërisë përballë Kushtetutës!

Premte, 15 November 2019 15:08

Nga Luan Rama

Opozita t’u dalë zot fateve të vendit e të thërrasë qytetarët të mbrojnë Republikën dhe demokracinë!

Ndërsa pritej, më së pari prej maxhorancës e mandej  edhe prej të gjithë aktorëve politikë influentë e të përgjegjshëm, reflektimi i menjëhershëm pas vendimit të Këshillit Europian për të mos i çelur negociatat më Shqipërinë, që të kishte nisur puna për pērmbushjen e kushteve të vēna nga Gjermania, tufa e horrave të maxhorancës së komanduar në Kuvend, në papërgjegjshmëri të plotë, ka provokuar me aktin e shkeljes flagrante të Kushtetutës një përshkallëzim dhe thellim të mëtejshëm të krizës politike, kushtetuese dhe institucionale në vend.

Ajo që po ndodh prej disa ditësh me Gjykatën Kushtetuese, është në fakt shëmtia e paligjshmërisë së maxhorancës përballë Kushtetutës, si qasje e koherencës së saj, e cila ka në themel mosnjohjen dhe shkeljen e vazhdueshme të Ligjit Themeltar të Shtetit.

I gjendur në kushte ilegjitimiteti prej faktit se Kuvendi nuk i ka 140 deputetë dhe me bazamentin kriminal që ka imponuar mandatet e shumë deputetëve të maxhorancës, ai që do të duhej të ishte shprehësi i vullnetit të popullit shqiptar, është berë instrumenti i verbër, i keqpërdorur për interesat kriminale të kastës së pushtetit.

Argumenti i domosdoshmërisë së krijimit sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të përligjë e as të nxisë praktika në kundërshtim me Kushtetutën.

Sepse kundërvënia dhe shkelja e Kushtetutës prej institucioneve që e kanë për detyrë ta mbrojnē dhe zbatojnë atë është rënia e Republikës.

Dhe kur kercënohet Republika, është detyra e qytetarëve ta mbrojnë atë me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo mjet!

Presidenti i Republikës është po aq edhe ushtari i parë për mbrojtjen e saj, e bashkë me të e përkrah tij duhet të jenë sot të gjithë ata që duan Republikën, që dua demokracinë, që duan rendin demokratik dhe pluralizmin politik.

Shqipëria nuk mund të jetë republikë e noterëve.

Në këtë situatë alarmante, përballë dhunuesve të Kushtetutës në pushtet, opozita duhet t’u dalë zot fateve të vendit e të thërrasë qytetarët të mbrojnë rendin kushtetues, të mbrojnë Republikën dhe demokracinë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...