Meta pret Ambasadorin e ri të Norvegjisë: Vlerësoj mbështetjen tuaj në proceset e integrimit

Saturday, 16 November 2019 14:51

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ambasadori e Norvegjisë Sh.T.Z. Jens Erik Grondahl i cili i ka paraqitur Letrat Kredenciale ‘Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta prit sot në një takim Ambasadorin e ri të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Sh.T.Z. Jens Erik Grondahl, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Kreu i Shtetit, pasi e uroi Ambasadorin për detyrën e re dhe e siguroi për mbështetje të plotë në misionin e tij, vlerësoi mbështetjen e Norvegjisë në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit, si dhe për politikën e saj në favor të afrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta u shpreh se marrëdhëniet shumë të mira në planin politik dhe avancimi i tyre edhe në planin ekonomik na inkurajojnë për të vijuar përpjekjet në gjetjen dhe shfrytëzimin e hapësirave të reja për të rritur bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

“Jam besimplotë, se kompanitë norvegjeze do të ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për mundësitë që ofron Shqipëria edhe si një portë hyrëse për gjithë rajonin”, - u shpreh Kreu i Shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...