Nga Devolli, Basha paralajmëron nisjen e protestave në Tiranë

Diel, 17 November 2019 09:16

Pasi bëri një pasqyrë të gjendjes së fermerëve dhe problemet kryesore që ata hasin, në fund të fjalës së tij, Basha nuk ngurroi që t’i ftonte fermerët e kësaj zone në Tiranë. Duke folur për zgjidhje që do të ndihmojnë jetën e fermerit nga qeveria e re, që sipas tij do të vijë nga vota e lirë, kryedemokrati paralajmëroi takime të reja me ta në Devoll, por edhe në kryeqytet, por pa specifikuar nëse do bëhet fjalë për një valë të re protestash, që po përgatitet në “selinë blu”.

“Nëse ka vullnet dhe vëmendje për hallet dhe problemet tuaja, ka edhe zgjidhje dhe unë jam këtu për t’ju thënë që siç i dëgjojmë hallet dhe problemet tuaja, jo për herë të parë, po kështu nesër me fuqinë e votës suaj të sillni një qeveri dhe një Kryeministër që ju dëgjon dhe pastaj të kthehem këtu për të parë a e kemi mbajtur fjalën, a po funksionojnë platformat tona? Këto që po propozojmë nuk janë pjellë e imagjinatës, por janë zgjidhje të përbashkëta. Janë zgjidhje nga njohja e problemeve. Ato nuk vijnë nga laboratorë, por vijnë drejtpërdrejt, kështu që e vlerësoj shumë këtë kohë të kaluar bashkë. Ju jap fjalën që gjithçka që kemi mbajtur shënim sot, do t’i kthejmë në zgjidhje dhe realitet, kur ju të keni sjellë në pushtet me votë të lirë një qeveri që ju ndihmon, ju kupton, ju dëgjon dhe ju mbështet. Faleminderit nga zemra për këtë mundësi për bashkëbisedim dhe shpresoj që të shihemi së shpejti, si në Devoll, ashtu edhe në Tiranë”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD-së është ndalur në debatin për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese. Sipas liderit të opozitës, edhe këtë herë Kryeministri Rama po tregon që nuk dëshiron të dorëzohet deri sa t’i ketë të gjithë pushtetet në kontrollin e tij. Për Bashën, debati për formimin e Gjykatës Kushtetuese dhe përplasja me Presidentin Meta tregon se ai kërkon që t’i emërojë zyrtarët e institucioneve të pavarura, siç bën kur jep tenderët.

“Në qoftë se institucionet funksionojnë, i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale, për dhjetëra vepra penale, është Edi Rama dhe gjysma e kabinetit apo ish-kabinetit të tij qeveritar. Prandaj, ai e ka jetike të kapë drejtësinë, të bllokojë Reformën në Drejtësi dhe cakton si kukulla prokurorë, gjyqtarë, Gjykatë Kushtetuese. Paligjshmëria dhe padrejtësia prodhojnë vetëm varfëri dhe mjerim. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet dhe kthimi i legjitimitetit të Parlamentit. Njësoj siç paracakton tenderët, paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pa garë, ata që do Ardian Dvorani, simboli i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit, vegla dhe masha e Edi Ramës, që nuk do të lërë institucion pa kapur sepse ai e ka jetike t’i kapë institucionet. Korporata e Investimeve është korporatë e hajdutërisë, që është bërë për t’u marrë pronat shqiptarëve, pasuritë publike të shqiptarëve, për t’ua dorëzuar 3-4 miqve të Edi Ramës”, u shpreh kryetari i PD-së nga Devolli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...