Paralajmërimi i fortë i Bashës: Kush komandon krimin nga burgu do i ‘prihet’ gjuha

Diel, 17 November 2019 12:57

“Kush është në burg dhe komandon krimin prej aty do t’i ‘prihet’ gjuha dhe nuk do të komandojë më prej aty”. Ky ka qenë paralajmërimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të gjithë eksponentët e krimit që sundojnë ende nga burgu, ku mes tyre përmendi edhe Aldo Baren. Në një takim me fermerët e Myzeqesë së Divjakës Basha tha se ende janë evidente rastet kur bota e krimit sundon nga burgu, duke shtuar se ai do të drejtojë një qëveri që do të vijë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Në kushtet e sotme me fat është ai që del fyt e fyt, shumica jeni të zhytur në borxhe dhe merrni borxhe për të larë borxhe. askush nuk i kupton këto në kalçeton e korrupsionit. Unë jam këtu për ti kuptuar gjërat me sytë e shqiptarëve. Zgjidhja që ne ofrojmë është zgjidhje e përbashkët që buron nga ky bashkëbisedim dhe nga një qeveri e dalë nga vota e lirë e juaj. Nuk do të jetë një qeveri e dalë nga krimi, nga Rrajët e Rrumat që diktojnë sot në qeveri. Zgjidhja do të vijë nga zgjedhjet e lira e të ndershme. Ne po punojmë që ju të zgjidhni sa më shpejt qeverinë që ju ofron programin që ju mendoni se është më i miri për ju. Kush është në burg dhe ka lidhje me krimin do t’i ‘prihet’ gjuha. Nuk do të komandojnë nga burgu e të bëjnë afera. Duan të kapin drejtësinë sepse e dinë se çfarë i pret nga drejtësia e vërtetë për zollumet që kanë bërë”, theksoi Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...