Basha: Milot - Balldren, afera e parë korruptive që do të anulojë PD!

Hënë, 18 November 2019 14:26

Kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri të ditur sot se afera e parë korruptive që PD-ja do të anullojë sapo të marrë qeverisjen do të jetë koncesioni i 17 km të rrugës Milot Balldren. E para, po jo e fundit, theksoi Basha para fermerëve të Lezhës. “Paratë që duhet të vijnë për të mbështetur fermerët shkojnë në drejtim tjetër.  Me afera të tilla si Milot-Balldreni, 300 milionë për 17 km, nuk ka për të pasur para për fermerët as vitin tjetër, as pas 10 vjetësh.

Prandaj ka një zotim që është mbi çdo zotim tjetër  timin personal dhe të Partisë Demokratike karshi çdo qytetari: Anulimi i të gjithë aferave korruptive, që nuk meritojnë të quhen koncesione dhe PPP, se janë afera të pastra hajdutërie duke nisur me Milot – Balldrenin, që është afera e të gjitha aferave për nga përmasat e vjedhjes:  17 km, 300 milionë euro.  E para që do të anullohet, por jo e fundit.

Nga e para tek e fundit, të gjitha do të anulohen nëse kanë marrë para nga Buxheti i Shtetit; këto para do të gjurmohen dhe t’i kthehen Buxhetit të Shtetit, pra do t’i kthehen qytetarëve.

Pa luftuar, pa shënjestruar korrupsionin që e ka degdisur vendin të tretin në botë për korrupsion, nuk kemi mundësi ne të mbështesim as pensionistët, as studentët, as fermerët.  “

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...