'Punoj 16 orë për 600 mijë lekë, ‘Mashtruesi i gjatë’ thotë do tatohesh më shumë'

Tuesday, 19 November 2019 11:15

Tatimi për të dypunësuarit që do të aplikohet vitin e ardhshëm ka shkaktuar tronditje në masë tek shtresat më të varfra të popullsisë, që punojnë deri në 16 orë në ditë për të siguruar një pagë përmbi minimumin jetik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot shqetësimin e njërit prej këtyre hallexhinjve, që i bën llogaritë e qarta për atë që e pret: “Punonjësi dixhital denoncon rrjepjen nga narkoshteti! Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital” shkruan Berisha në Fb.

I nderuar zoti Berisha.

Mashtruesja e tatimeve Delina Ibrahimaj kërkon të mashtrojë opinionin publik sikur tatimin e të ardhurave që do të aplikoje në janar për ne të punësuarit, nuk po e bën se e kanë çuar arken e shtetit në nivelin zero, por "për të krijuar një barazi ndërmjet të punësuarve".

Së pari, si do të na barazojë kjo mashtruesja kur nuk jemi të barabartë që në orët e punësimit: një individ që merr 60.000 lekë të reja punon një punë 8 orë, ndërsa ne që marrim 2 herë nga 30.000 të reja, me të vërtetë në total marrim 60.000, por ama i marrim në 16 orë!

Së dyti, shefi i kësaj mashtrueses, mashtruesi i gjatë, vazhdon mashtron popullin duke i thënë "kush merr më shumë, paguan më shumë".

Respekte, respekte dhe vetem respekte për politikat tuaja dhe të qeverisë suaj.

Nga një individ, që ky mashtruesi i ka lënë fëmijët pa bukë, por sipas kësaj mashtrueses do t’i ushqejë me brioshë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...