Refuzohet dokumenti francez, Gjermania: Pengon zgjerimin

Tuesday, 19 November 2019 12:16

Vendet e Bashkimit Europian mbeten thellësisht të ndara kur bie fjala për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

AF raporton se presidenca finlandeze e BE ka refuzuar të marrë në diskutim një dokument të Parisit zyrtar për reformimin e procesit të integrimit.

Austria nga ana e saj tha se do paraqesë një dokument me pesë vende të tjera për reformat.

Nga ana tjetër, nënkryetarja e grupit parlamentar CDU/CSU në Gjermani, Katja Leikert tha se propozimi francez synon të pengojë zgjerimin.

“Është mirë që Qeveria Franceze po bën propozime konstruktive për procesin e zgjerimit të BE-së, por nuk mund të ketë një reformë të procesit të zgjerimit, në të cilën të gjitha hapat e zgjerimit do të kundërshtohen me veto, derisa të ketë një dakordësim, siç e ka bërë Macron në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Katja Leikert për Dojçe Velen.

“Reforma të tilla kanë nevojë për kompromise dhe kompromiset kanë nevojë për kohë. Ne do të bëhemi besëprerë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse deri atëherë do t'i lëmë  në ngrirje të gjitha proceset e zgjerimit. Kjo duket më pak si një reformë e proceseve të brendshme sesa një përpjekje për të penguar zgjerimin”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...