Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Bashkia po shkel ligjin, tenderi për ndërtimin e godinës ka skaduar

Tuesday, 19 November 2019 12:38

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë publike një dokument që tregon se afati për tenderin  e shpalluar nga bashkia për ndërtimin e teatrit ka skaduar.

Bashkia e Tiranës shpalli gjatë verës vendimin për tenderin e teatrit, por siç shihet nga fotoja e publikuara, nuk është bërë asnjë kërkesë nga ndonjë kompani për marrjen përsipër të projektit.

Aleanca shprehet se kjo është një përpjekje për të grabitur pronën publike dhe nuk ka asnjë projekt apo ofertë.

Deklarata e plotë e AMT:

Prej një muaj ka skaduar afati për shpalljen e vendimit të tenderit mbi projektin e Teatrit, që Bashkia shpalli gjatë verës.

Megjithëse kemi bërë një kërkesë për informacion për të marrë të gjithë dokumentet e paraqitura për tenderin, në shkelje të ligjit Bashkia refuzon ti dorëzojë ato.

E vërteta është që nuk ka as projekte, e as oferta, thjeshtë një përpjekje banale për të grabitur truallin publik nga dyshja Rama-Veliaj dhe klientët e tyre.

Image

 

© SYRI.net

Modifikuar më Tuesday, 19 November 2019 12:48

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...