Vasili: Dvorani kapet me presh në dorë, por thotë që preshi nuk është kaq i madh!

Tuesday, 19 November 2019 17:49

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se shkeljet e kreut të KED, Ardian Dvorani janë flagrante dhe për ato duhet të përgjigjet në gjykatë.

Në një reagim në Facebook, Vasili shton se “çdo shqiptar e sheh që Dvorani është kapur me presh në dorë, por ky thotë që preshi nuk është edhe aq i madh”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Dvorani dhunon ligjin dhe boton në mënyrë të paligjshme në Fletoren Zyrtare (Landfillin zyrtar) lista të botuara në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë për t’i bërë hysmet propagandës.

Në mënyrë të paligjshme bllokon dhe nuk publikon përmbledhjet e procesverbaleve, siç ja kërkon ligji sepse transparencën rilindja e urren.

Çon listat e kandidateve në mënyrë të paligjshme siç ja urdhëron rilindja që të kapë Gjykatën Kushtetuese ca më përpara presidentit, ca më pas Kuvendit dhe me tufa dy nga dy kundër kushtetutës e ligjit.

KED merr vendime të mos diskutojë për pezullimin e drejtë të Presidentit, ndërsa Dvorani manipulon e gënjen sikur KED kishte marrë vendim dhe boton lista. Çdo shqiptar e sheh që Dvorani është kapur me presh në dorë, por ky thotë që preshi nuk është edhe aq i madh”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...