Basha takon ish-këshilltarin e presidentit amerikan: Përkrah aleatëve tanë përsa i përket sigurisë dhe teknologjisë

Tuesday, 19 November 2019 20:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur në një takim në selinë blu, Gjeneralin James Jones, ish Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet ndër të tjera se, në takim u diskutua mbi rëndësinë e anëtarsimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për tu rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE përsa i përket sigurisë dhe teknologjisë.
Sipas Bashës, në qeverinë e nesërme, e drejtuar prej tij, do të bëhet gjithcka që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

"Mirëprita në zyrë Gjeneralin James Jones, ish Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë.

Bashkë, patëm rastin të diskutonim mbi rëndësinë e anëtarsimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për tu rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE përsa i përket sigurisë dhe teknologjisë.

Në qeverisjen tonë nesër, ne do të bëjmë gjithcka që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-SHBA sepse shqiptarët e kanë shumë të qartë se e ardhmja e vendit tonë, është krah për krah me vlerat perëndimore", shkruan Basha në postimin e tij.

auto_76201912_2762555933795570_4076861572444585984_n1574189740.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...