"Kushtetuesja", Vasili: Vorpsi ishte relatore e ligjit, politika i tha mbyll gojën

Tuesday, 19 November 2019 22:56

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili citoi procesverbalin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, ku thuhej se për të ka pasur dy relatorë.

I ftuar në emisionin "Tempora" në RTV Ora, Vasili tregoi se njëri nga ata ishte Arta Vorpsi, e cila u betua tek noterja si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Sipas nënkryetarit, atë e vuri politika në vijë të drejtë dhe i thanë të mbyllë gojën.

Petrit Vasili: Tek Këshilli i Emërimeve diskutohet shumë. Për këtë ligjin e famshëm të Gjykatës Kushtetuese, ka pasur dy relatorë. Njëri relator ka qenë zoti Sokol Sadushi, kreu i Shkollës së Magjistraturës, që ka qenë institucioni më i vlerësuar kombëtarisht e ndërkombëtarisht si solid nga pikëpamja akademike ndaj u fut si detyrim madhor. I dyti relator i këtij ligji ka qenë zonja Arta Vorpsi. Ishte relatore e ligjit përkatës që i paraqisnin Komisionit të Reformës që ky do jetë ligji pëkatës.

Këtu ka një problem shumë të madh se u bë një dakordësi politike që ata që mbronin ligjet të mos ishin ata që kandidonin.

Flitet shumë dhe për cështjen e rradhës. Zoti Sadushi thoshte që nëse ka katër vende bosh, një është zgjedhje nga Presidenti, një Kuvendi, të tretin e kam unë dhe vendi i katërt në rradhë i përket Presidentit.

Kjo që citoj unë është nga procesverbali i Komisionit të Reformës në Drejtësi ku u mbrojt ky ligj. Politikën e vunë në vijë të drejtë dhe i thanë ti do mbyllësh gojën, do flasin ekspertët, do e ndërtojnë ata, do hyjë dhe shoqëria civile, do miratohet, do ngrini duart, ndërkombëtarët bënë të tyren dhe iu vërvitën me mesazhe deputetëve të votojnë dhe votuan.

Tani kjo reformë që është e ekspertëve kanë detyrë ta zbatojnë pikë për pikë. Këtu nuk ka vend për interpretime. Kjo është shkelje e ligjit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...