Rilindja e ka përbuzur gjithmonë Komisionin e Venecias!

E mërkurë, 20 November 2019 15:18

Nga Petrit Vasili

Rilindja në funksion të kapjes së shfrenuar të Drejtësisë e ka përbuzur, e ka refuzuar dhe e ka hedhur poshtë Komisionin e Venecias.

Zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, u rrëmbye nga Rilindja me 69 vota nga 84, që kërkonte Kushtetuta dhe që rekomandonte Komisioni i Venecias.

Në atë, kur maxhoranca në vitin 2016 i kishte 84 vota në Parlament, Komisioni i Venecias rekomandoi si rregull kalimtar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm:

“Me një shumicë më të madhe se 3/5 at’ që, më pas, do të ishte normë për zgjedhjen e Kryeprokurorit”.

Pra, Komisioni i Venecias kërkonte që të përdorej fillimisht 2/3 për ta zgjedhur për të eliminuar kapjen dhe më pas 3/5 që do të ishte normë e padiskutueshme dhe në vend të kësaj prokurori u grabit me 69 vota.

Konkluzioni i Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015 ngre shqetësimin e kapjes së Vetingut nga Rilindja dhe thotë:

“Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”

Realiteti tregon saktësisht këtë që Venecia parashikoi si rrezik madhor të kapjes së Vetingut nga Rilindja dhe që Raporti i OSBE-ODIHR për votimet e 30 qershorit e vulosi kur thotë:

“Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i konstituuar, ata ishin subjekte të procesit të vettingut, i cili mund të prek sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë në pavarësinë e tyre”.

Pra, çdo gjë e kërkuar parimisht nga Komisioni i Venecias është hedhur poshtë nga Rilindja.

Komisioni i Venecias u shpreh që Presidenti i Republikës nuk kishte kryer asnjë shkelje të Kushtetutës kur vendosi shtyrjen e votimeve rilindase të 30 qershorit.

Rilindja e hodhi poshtë sërish Komisionin e Venecias dhe vazhdon të mbajë një Komision Hetimor rilindas për shkarkimin e Presidentit.

Ndaj është e qartë që Rilindja e hedh poshtë dhe e refuzon Venecian, sepse babëzia për të kapur drejtësinë dhe dhunimi i Kushtetutës dhe ligjit, ja imponon këtë.

Shkurt, Rilindja dhe Komisioni i Venecias përjashtojnë kategorikisht njëra-tjetrën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...