Vasili: Komisioni i Venecias një Landfill, ku riciklohen hallet e Ramës

E Enjte, 21 November 2019 12:00

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, me ironi shtron pyetjen se çfarë do të çojë më qeveria në Komisionin e Venecias, që për këtë të fundit thotë se kryeministri Edi Rama e ka bërë si landfill ku riciklon hallet. Nga ana tjetër, Vasili thotë se Komisioni i Venecias tha qartë që Presidenti nuk e ka shkelur aspak kushtetutën por sipas tij, alibitë me Venecian janë alibi për kapjen e rrëmbimin e drejtësisë nga Edi Rama.

Postimi i plotë

E shndërruan Komisionin e Venecias në Landfillin, ku riciklohen hallet e Edi Ramës dhe të ca diplomatëve. Po ç’do çojnë në Venecia këta? Zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm që Rilindja e bëri me 69 vota duke mos ja vërshellyer fare Komisionit të Venecias, që tha duhen detyrimisht 84 vota, apo Komisionin idiot për shkarkimin e Presidentit, që vazhdon edhe pasi Komisioni i Venecias jua tha qartë që Presidenti nuk e ka shkelur aspak kushtetutën. Alibitë me Venecian janë alibi për kapjen e rrëmbimin e drejtësisë nga Edi Rama. Kush i ngre këto alibi është kundër popullit shqiptar, që do drejtësinë e pakapur, të pavarur dhe të barabartë për të gjithë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...