Gangsterët e llojit të Edvin Mafisë dhe Plani ‘Macron’ për anëtarësimin në BE!

E Enjte, 21 November 2019 12:25

Nga Sali Berisha/

Presidenti i Francës Emanuel Macron, nga data 18 tetor deri sot, ka deklaruar katër herë se në Bruksel shumica e vendeve ishin kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, pra me Edvin Mafinë dhe qeverinë e tij.

Këto deklarata të tij, përveç Edvin Mafisë që në çdo fjalë nxjerr dy gënjeshtra, nuk i ka përgënjeshtruar asnjë personalitet nga Komisioni Europian apo nga 28 vendet anëtare të BE të pranishme në Samitin e 18 tetorit në Bruksel.

Për më tepër, këto ditë vetëm 7 vende nga 28 vendet anëtare të BE, firmosën një kërkesë drejtuar Komisionit Europian për nisjen e procesit të shqyrtimit të hapjes së negociatave me Shqipërinë, kurse 21 vende të tjera refuzuan të firmosin kërkesën.

Presidenti Makron gjithashtu ka deklaruar se për të mbrojtur Shqipërinë nga një poshtërim i thellë dhe historik, Franca bllokoi hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut për të cilin pothuaj shumica e vendeve ishin dakord për hapjen e negociatave.

Javën e kaluar Franca ka dorëzuar paketën e propozimeve të saj për ndryshimin e procedurave të zgjerimit të BE.

Kjo platformë nuk mbyll apriori procesin e zgjerimit për Shqipërinë por bazohet në pranimin e mësimit të historisë se demokracitë mund të bëjnë regres dhe të përfundojnë në diktatura. Prandaj dhe paketa nuk mbyll krejt dyert e zgjerimit por i ngushton ato dhe i bën të pakapërcyeshme për narko-shtete, narko-qeveri e llojit të Edvin Mafisë.
Paketa njeh dhe vlerëson progresin por kërkon që të jetë i vërtetë dhe i prekshëm dhe madje e shpërblen atë edhe me fonde strukturore.

Por ajo kërkon verifikimin dhe vërtetimin e tij dhe jo mashtrimin siç ndodh sot me Shqipërinë, e cila ndonëse nuk ka plotësuar asnjë nga 7 kushtet e një viti më parë të Bundestagut, çka e detyroi këtë të fundit të vendosë përveç atyre edhe dy kushte shtesë, përsëri thuhet nga disa se ajo i ka plotësuar kushtet.

Por, siç theksova në fillim, paketa e Francës për reformën e zgjerimit parashikon në raste ngadalësimi ose regresi të reformave dhe demokracisë, bllokimin e negociatave me vendin aspirant dhe madje përjashtimin e tij nga procesi i zgjerimit.

Në të vërtetë kjo klauzolë është e shprehur qartë edhe në vendimin e fundit të votuar nga Bundestagu për Shqipërinë, i cili tashmë ka forcën e një ligji. Kështu që kjo klauzolë mund të thuhet se do pranohet dhe Shqipëria, me zëvendësimin e shtetit ligjor me narko-shtetin, mund të përjashtohet nga procesi i zgjerimit të BE pa u vendosur fare hapja e negociatave!

Këtu më poshtë keni zbërthimin që i bën paketës të paraqitur nga presidenti Macron radio publike gjermane DW!

Deutsche Welle zbërthen projektin e Makron për integrimin e Ballkanit në BE

Fjala është për një qasje të re në procesin e anëtarësimit “objektivi final i të cilit do të jetë anëtarësimi i plotë dhe i pakufizuar” i shteteve kandidate në BE.

Në dokumentin e punës që Franca e paraqet për diskutim riafirmohet “mbështetja pa ekuivoke për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia i përkasin Evropës, në bazë të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre”, shkruhet në dokumentin francez.

“Anëtarësimi faktik” i këtyre shteteve “sapo të jetë reformuar Bashkimi Evropian dhe të jetë bërë më efikas dhe i aftë të reagojë më mirë për shtetet e tij anëtarë dhe shtetet kandidate do ta bëjë Evropën më sovrane dhe më të bashkuar”, theksohet më tej në hyrje të dokumentit francez për zgjerimin e BE.

Katër parimet e një qasjeje të re

Sipas Francës, “transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale, të nevojshme për një anëtarësim të ardhshëm në Bashkimin Evropian vazhdojnë të jenë shumë të ngadalta dhe përfitimet konkrete për qytetarët në shtetet kandidate mbeten të pamjaftueshme.”

Qasja e re që propozon Franca në dokumentin e paraqitur për diskutim bazohet në katër parime: “në asociimin gradual; në kushte të rrepta; në përfitime të prekshme; në mundësinë e kthimit pas.”
Përsa i përket pikës së parë, Franca kërkon që negociatat të organizohen “në blloqe të politikave, në të cilat do të përfshihen gradualisht shtetet kandidate”.

Kushtet e rrepta “duhet të mundësojnë në plan afatgjatë në mënyrë efektive konvergjencën me normat evropiane në fushën e sundimit të ligjit, por edhe konvergjencën ekonomike dhe sociale.”

Përfitime konkrete për kandidatët gjatë procesit të anëtarësimit do të thotë që të rritet “mbështetja financiare”. Këto përfitime aktualisht mungojnë, konstaton Franca, gjë që ndikon në mosfrenimin e lëvizjeve migratore.

Ky vend kërkon më tej që BE të ketë mundësinë të tërhiqet nga ky proces, “për të siguruar besueshmërinë dhe atraktivitetin” e procesit.

Emmanuel Macron para flamurit të BE

Me bërjen “më graduale të procesit të anëtarësimit”, Franca kupton që “të mos hapen më njëkohësisht një numër i madh kapitujsh tematikë”, por të ketë “disa faza pasuese, që të formojnë blloqe koherente të politikave dhe një skemë të paracaktuar nga BE, e cila mban parasysh tiparet specifike të secilit kandidat”.

Për të kaluar në fazën pasuese, shtetet duhet “të respektojnë në mënyrë efikase kritere precize”; “radha e fazave graduale duhet të garantojë një ekuilibër të besueshëm midis aftësisë së shteteve kandidate për të marrë pjesë në një politikë, përfitimeve që priten nga këto shtete nga pjesëmarrja në një politikë, dhe nevojës për të ruajtur integritetin e Unionit dhe të politikave të tij.”

Përsa u përket “kushteve të rrepta”, Franca kërkon në thelb adaptimin e “indikatorëve të verifikueshëm thjesht dhe objektivisht” për matjen e kritereve. Përsa u përket “përfitimeve të prekshme”, pala franceze propozon në dokumentin e punës që të shqyrtohet krahas pjesëmarrjes graduale në politikat e BE “shtimi i mbështetjes financiare”.

Për këtë mund të “zgjerohet në vëllim instrumenti i paranëtarësimit”, por që të konsiderohet edhe mundësia që shtetet kandidate të marrin pjesë “të fondeve strukturore që do t’u takonin po të ishin anëtare të BE, bazuar kjo në një rritje graduale në përputhje me fazat që kanë përfunduar dhe reformat.”

Kontrolli i fortë politik

Me futjen e parimit të mundësisë “për t’u kthyer pas”, Franca kërkon që në përputhje me shkallën e dobësisë ose të gabimeve të një shteti kandidat, të shqyrtohet mundësia që nga “suspendimi i përfitimeve të dhëna, te një hap pas në proces ose madje një suspendim i përgjithshëm, po të shkelen vlerat bazë të Bashkimit Evropian.”

Në pikën e “kontrollit më të fortë politik” Franca kërkon që të niset “një reflektim për një artikulim më të mirë midis Procesit të Berlinit, takimeve të nivelit të lartë dhe takimeve të nivelit të lartë BE- Ballkan”. Në këtë kuadër “mund të mbahet një takim vjetor i Këshillit Evropian me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të shteteve të Ballkanit Perëndimor, për të trajtuar çështje me interes të përbashkët”.

Franca i kërkon Këshillit Evropian që t’i kërkojë Komisionit të formulojë mbi bazën e ideve franceze, para publikimit të Paketës së ardhshme të Zgjerimit në janar 2020, “propozime për metodën e re (organizimin, procedurat e vendimmarrjes, mekanizmat e monitorimit, rolin e institucioneve të ndryshme evropiane dhe të shteteve anëtare)”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...