Përplasja për "Kushtetuesen", të gjitha qëndrimet e Presidentit Meta

E Enjte, 21 November 2019 20:05

Ambasada amerikane ka reaguar pas përplasjes për emërimet në Gjykatën Kushtetuese duke bërë edhe një sugjerim. Në reagimin e saj, ambasada thotë se palët nuk mundet që të bëjnë interpretime të kundërta dhe për këtë sipas saj duhet që çështja të dërgohet në Komisionin e Venecias.

“Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit”, shprehet ambasada në komunikatën e saj.

Gjatë ditëve të fundit po ndodh një përplasje e fortë mes Presidencës dhe maxhorancës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ku të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për kapje të sistemit. Më parë, një sugjerim të ngjashëm kishte bërë edhe ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo.

***
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi nga procesi i Vettingut. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Blushi shprehet se ky është një skenar për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese. 

“ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”,- shkruan Blushi.

Kujtojmë që presidenti dekretoi emrin e Besnik Muçit pas përfundimit të verifikimit nga organet e Vettingut, të cilët e vlerësuan atë si gjyqtar korrekt. Pas dekretimit nga ana e kreut të shtetit verifikimi i tij nisi sërish duke sjellë dhe përjashtimin ditën e sotme. Rikthimi i verifikimit pasi u dekretua dhe betua si anëtar i Kushtetueses lë hije dyshimi për skenarin e bllokimit të qëllimshëm të këtij institucioni.

***
Gjatë ditës së sotme në media u fol për një bisedë telefonike mes Presidentit Ilir Meta dhe zyrtarit të DASH, Matthew Palmer. Nisur nga disa spekulime dhe keqinformime, të një pjese të mediave, për këtë bisedë, zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi thotë se Presidenca është gati të publikojë përmbajtjen e kësaj bisede, nëse ambasada e SHBA është dakord për këtë gjë. “Nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar. Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur! Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!”

Reagimi i Tedi Blushit:

“Të dashur kolegë gazetarë,

Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj :

Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.

Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.

Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.

Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!

Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!”.
***
Presidenti i Republikës ka dhënë një prononcim për mëdiat. Jami berë si fabrike lajmesh kemi punë me të rëndësishme, tha Meta para gazetarave. Ai tha se kishte "zero suprizë për vendimin për Muçin". Ju e dini që vetingu i partisë u shpall para pak ditësh nga zëvendës Kryeministri. Nuk jam habitur. Unë nuk i bëj presion askujt.

"Kishim dhe zotin Xhafa që i bëri presion gjyqtares Tusha e cila e kaloi vetingun dhe mbajti hapur Gjykatën Kushtetuese , të cilën e bllokoi Rama me disa palaço ndërkombëtarë", tha Meta.

SHBA eshte si yll sepse me të e kemi berë kushtututën. Ata punojnë me kushtetutën që e kanë ndyrshuar Rama, Dvorani dhe Agaçi. Me këta ka vetem një zgjidhje. Referendumi.

Ata të dalin bashkë me Edi Ramën e unë me shqiptarët. Larg duart nga Gjykata Kushtetuese.

Ata janë hipokritë që e çojnë në Venecia. Pse duan të shpëtojnë Dvoranin. Pse nuk e çuan Arta Markun ne Venecia që u kundshtua edhe nga opizta e u zgjedh me 69
***
Sot paradite një ambasadë e huaj në Tiranë ka kërcënuar zëdhënësin e Presidentit Ilir Meta, për një status të tij në rrjetin social Facebook. Zëdhënësit Blushi i është thënë se kishte 30 minuta kohe të fshinte statusin, përndryshe do kishte pasoja. Të njëjtat burime bëjnë me dije se do ketë një kallëzim penal në lidhje me këtë kërcënim nga një ambasadë e huaj në Tiranë, që më shumë se kërcënim për zëdhënësin e Presidentit, duket të jetë një kërcënim direkt për vetë Presidentin Meta.

***

Presidenti Ilir Meta, në një reagim në Facebook, ka konfirmuar kërcënimin ndaj zëdhënësit të tij, Tedi Blushi. Kreu i shtetit deklaron se Prokuroria duhet të nisë hetim të menjëhershme. “Po zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”,- shkruan kreu i shtetit.

***
Komisioni i Venecias rrëzon Ramën dhe mazhorancën në lidhje me pretendimet e tyre mbi të drejtën eemërimeve të anëtrëve të Gjykatës Kushtetuese. Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka bërë publik qëndrimin e Komisionit të Venezias në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese të bërë publik disa muaj më parë në komentet që ka bërë ky Komision. Gjykata Kushtetuese (GJK) përbëhet nga 9 anëtarë: 3 gjyqtarë emërohen nga Presidenti, 3 gjyqtarë nga Parlamenti dhe 3 nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative.  Ky është model i pranueshëm: “emërimi i gjyqtarëve kushtetues nga institucione të ndryshme shtetërore ka avantazhin e mbrojtjes së emërimit të disa anëtarëve nga aktorët politikë” 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...