Thirrje për rotacion? Si ta lexojmë fitoren e Bashës në PPE

Premte, 22 November 2019 11:57

Kryedemokrati Lulzim Basha arriti një fitore në Kongresin e PPE në Zagreb, kur formacioni më i rëndësishëm politik në Europë, miratoi një rezolutë për situatën në Shqipëri, duke bërë thirrje për zgjidhjen e krizës në vend dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Rezoluta e miratuar në mënyrë unanime përmban një tekst shumë të fortë. Lapsi.al shkruan se kjo është një nga rezolutat më të forta që është bërë kundër qeverisjes në Shqipëri.

Analisti Ergys Mërtiri thotë se kjo rezolutë e PPE ishte një grusht i fortë kundër Edi Ramës. Sipas tij, CDU gjermane ka nisur një sezon lufte me Ramën.

 

“Ata flasin për një krizë të thellë politike, gjë që Rama nuk e njeh se ekziston, kërkojnë formimin e një Gjykate Kushtetuese, e cila duhet të hetojë legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit, flasin për blerjen e votave, përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje, dhe lidhjet e tij me politikën, gjë që ata e quajnë të papranueshëm për standardet europiane. Gjithashtu, ata flasin për përfshirjen e njerëzve me precedentë penale në politikë dhe funksione drejtuese, trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave etj. Pas të gjitha këtyre, rezoluta shpreh mbështetje të drejtpërdrejtë, fare hapur për Partinë Demokratike, si një forcë që po përpiqet ‘për të adresuar shqetësimet legjitime’ të vendit,” shkruan ai.

Në mënyrë të ngjashme interpretohet kjo rezolutë në median sociale: si një thirrje për rotacion në Shqipëri. Por edhe rezoluta e Bundestagut gjerman, në thelb nënkupton diçka të tillë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...