Manjani ironizon Koçijançiç: Falë kontributit të Delegacionit të BE në Tiranë, jemi pa gjykata

Premte, 22 November 2019 21:57

Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e zëdhënëses së Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç, e cila shprehu mbështetjen për Ambasadorin e BE-së në Tiranë.

Në një publikim në rrjet, Manjani shprehet me ironi se fal kontributit të delegacionit të BE në Tiranë, Shqipëria është sot pa gjykata.

Gjithashtu Manjani shton se ky delegacion “nuk konstatoi asnjëherë të vetme kanabizimin e vendit dhe po me të njëjtin objektivitet nuk sheh ende krizën më të thellë politike ku është zhytur vendi”.

“Madje Delegacionit Europian duhet ti japim edhe medalje të lartë për injorim total të organizatave të tjera që paguan BE si Komisioni i Venecias, ODIHR dhe madje edhe Gjykata e Të Drejtave të Njeriut”, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit

“Maja Kocijançiç ka të drejtë. Delegacioni i BE dhe veçanërisht drejtuesit e tij dje dhe sot e kanë afruar Shqipërinë me BE. 3 vite rresht na u hapën negociatat. Si rezultat i këtij kontributi të jashtëzakonshëm, Shqipëria sot ka mbyllur dyert e gjykatave dhe ka hapur portalet e thashethemeve.
Veçanërisht sinjifikativ ishte mësimi që kemi mësuar nga Delegacioni i BE, për blerje asetesh e shërbimesh pa tender. Si rezultat i këtij mësimi vështirë të gjesh sot ndonjë punë publike të tenderuar me garë të hapur dhe konkurruese.

Delegacioni i BE, pasi humbi statusin e monitoruesit, me objektivitet të lartë nuk konstatoi asnjëherë të vetme kanabizimin e vendit dhe po me të njëjtin objektivitet nuk sheh ende krizën më të thellë politike ku është zhytur vendi.

Madje Delegacionit Europian duhet ti japim edhe medalje të lartë për injorim total të organizatave të tjera që paguan BE si Komisioni i Venecias, ODIHR dhe madje edhe Gjykata e Të Drejtave të Njeriut.

Më në fund, kush kritikon Delegacionin e BE ka kritikuar vetë BE dhe është i Macronit..😉😉

Le të jenë ça të duan, por sa herë të merren me punët tona do ta meritojnë kritikën! Pa asnjë ndrojtje e pa asnjë kompleks. Veçanërisht burokracia e Brukselit… Po, jam dakort me Macronin!”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...