Djegja e makinës së gjyqtarit në Shkodër, kamerat fiksojnë dy persona

Hënë, 25 November 2019 09:04

Makina e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Andri Ymeri është djegur nga dy persona të paidentifikuar.

Ka qenë ora 23:48 e mbrëmjes së të dielës kur dy persona me skafandër në kokë dhe me një motor janë afruar tek mjeti tip benz i gjyqtarit Andri Ymeri duke e lyer me lëndë djegëse dhe duke i vënë flakën mjetit që ndodhej i parkuar afër kishës françeskane në Shkodër.

Menjëherë flaka është përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar mjetin tip benz të gjyqtarit Ymeri dhe nje tjetër ngjitur me të. Dy autorët pasi sigurohen në pak sekonda se mjeti mori flakë dhe po digjej janë larguar me shpejtësi.

Autorët në videon e siguruar nga policia prej bizneseve përreth shihen duke u afruar dhe duke e lyer mjetin me benzinë e më pas duke i vënë flakën.

Menjëherë pas zjarrit të përhapur me shpejtësi janë lajmëruar efektivët zjarrfikës të cilët kanë mbërritur në vendngjarje duke tentuar të shuajnë flakët. Të dy mjetet janë shkrumbuar plotësisht në të gjitha pjesët. Pas verifikimit nga policia se djegia është e qëllimshme nga dy persona të paidentifikuar dhe se mjeti është i gjyqtarit Andri Ymeri në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policie por edhe vetë gjyqtari Andri Ymeri.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të ndodhur për të identifikuar autorët e më pas për të bërë të mundur kapjen e tyre. Deri më tani efektivët nuk kanë arritur që të bien në gjurmët e autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi por edhe është e vështirë për t’i identifikuar për shkak të skafandrës që kanë në kokë dhe veshjes me rroba të zeza.

Forcat e policisë dyshojnë se kjo ngjarje lidhet me punën e gjyqtarit. Vetë gjyqtari Ymeri ka mohuar që të ketë ndonjë konflikt me ndokënd dhe ka deklaruar se nuk e ka idenë përse makina e tij është djegur. Mjeti tip benz kishte disa ditë i parkuar afër kishës françeskane në Shkodër dhe dyshohet se autorët mund të kenë vëzhguar gjatë këtyre ditëve derisa kanë arritur ta djegin mjetin në fjalë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...