Sërish kishit të drejtë Zoti President!

Hënë, 02 December 2019 17:55

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në fund të muajit korrik kishte paralajmëruar tërmetin që ndodhi më 26 nëntor në Shqipëri dhe për atë të muajit shtator. Meta kishte thënë se është informuar nga mediet ndërkombëtare mbi paralajmërimin për një termet godasë Ballkanin. Po ashtu, përmes një letre, ai u ishte drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, rreth tërmetit. Ai duke cituar një sizmolog grek, kishte thënë se Ballkani do të goditet nga tërmet, duke kërkuar llogari qeverisë për masat e marra dhe kërkon informacion mbi situatën. Por përgjgija e qeverisë ishte tallëse, s’ngeli Spiropale dhe Tao Balla pa dalë në media për të ironizuar Presidentin e vendit. Madje Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i dërgoi një përgjigje Presidentit Ilir Meta në korrik të këtij viti, kur ky i fundit kishte ngritur shqetësimin dhe pyeste lidhur me gadishmërinë dhe aftësinë e shtetit shqiptar, për të përballuar një situatë emergjente, që mund të vinte si pasojë e tërmeteve dhe kishte ofruar të mblidhte edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në rast se do të gjykohej e nevojshme. Në pjesën e parë të letrës që Xhaçka i ka dërguar Metës, ajo i shpjegon, se si tërmetet nuk parashikohen dot dhe më pas e siguron Kreun e Shtetit, se qeveria shqiptare dhe të gjithë strukturat shtetërore janë të gatshme të përballojnë çdo emergjencë. Xhaçka shkon deri aty sa të thotë, “Unë nuk kam asnjë dyshim që Shqipëria është sot më e përgatitur për t’u përballur me emergjencat, sesa në çdo moment tjetër, gjatë 30 viteve të fundit“.
Por, tërmeti shkatërrues i mëngjesit të së martës, tregoi se Shqipëria, ishte jashtëzakonisht e papërgatitur të përballej me një situatë emergjente të këtyre përmasave, pra shumë larg këtij përshkrimi rozë, që i bën në këtë letër ministrja Xhaçka, Kreut të shtetit, duke e siguruar se shteti është i përgatitur dhe të gjithë duhet të jemi të qetë. Një vëzhgim i filmimeve të asaj dite, tregon se ekipeve të emergjencës, u mungonin pajisje bazike dhe se pa ndihmën e ekipeve kosovare dhe të vendeve fqinjë, operacionet e shpëtimit do të kishin qenë të pamundura. I gjithë koordinimi i operacionit ishte kaotik dhe mungesat materiale ishin të pashpjegueshme, madje fakti se vendi ynë nuk kishte as qenë, për të bërë kërkime nën rrënoja, u kthye në një turp kombëtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...