VIDEO/ Basha në fshatrat e harruara nga qeveria: Në vend që të tallet, Rama të thërrasë 500 inxhinjerët!

Tuesday, 03 December 2019 14:31

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka vizituar sot disa fshatra të Ishmit që janë harruar prej një jave pas tërmetit, nga strukturat qeveritare, që të ndihmohen me çadra dhe me ndihma ushqimore.

Basha nënvizoi për mediat se i ka vizituar shtëpi më shtëpi dhe i kërkoi mediave të shkojnë t’i vizitojnë nga afër. Edhe njëherë tjetër ai i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama të ndihmojë këta njerëz në vend që të tallet dhe  propozimi i PD-së është konkret për t’i dhënë ndihmë njerëzve.

 

“Dua t’ju falenderoj që keni ardhur - u tha Basha gazetarëve. - Dua t’ju ftoj që të shkoni në Ishëm. Kam parë dëme të jashtëzakonshme. Në Gjuricaj, në 90% e shtëpive nuk jetohet. Ju ftoj ju, duke ju falënderuar për punën e jashtëzakonshme që po bëni, se në këtë zonë ka një harresë të jashtëzakonshme. Ndonjë ka ndonjë çadër që ia kanë dhënë bashkëfshatarët... Kjo është gjendje shumë e rëndë, gjendje emergjence totale.

 

Në kampin e Manzës është një batërdi e vërtetë. Balta ka shkuar deri në gju dhe brenda ka foshnja dhe pleq 70-80 vjeç. Janë dy objekte shkollore që thanë se nuk janë dëmtuar ndërkohë që familjet rrinë jashtë. Nuk kanë pse rrinë jashtë apo në çadra, por të vendosen dhe në kontenierë.

 

Pak kilometra larg Durrësit, familje në llucë në baltë! Pa ndihma! Ankohen për seleksionim! Nuk merr ai që ka nevojë, marrin të tjerë. Nuk jam në gjendje të verifikoj, por ankesat janë masive. Thanë se kanë nisur disa makina se kishin marrë vesh që ishte nisur kryetari i opozitës!

Dua ta përsëris dhe njëherë thirrjen time për ata që kanë vullnetin ta dëgjojnë. Është plani me tre pika:

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...