Ky shtet llesh e li është burimi i vetëm i panikut

Tuesday, 03 December 2019 14:45

Nga Ergys Mertiri

Ndërsa kthehesha në darkë nga Shëngjini dhe Bupqi, ku dërguam disa rroba fëmijësh për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti, mësova se paskësha qenë i kallëzuar penalisht në Prokurori për shpifje dhe përhapje paniku.

Në fakt, krimi që kisha bërë, ishte se kisha fotografuar një makine policie teksa po shkarkonte qese ndihmash në Ministrinë e Brendshme, foto të cilat, faqja Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i publikoi, duke i kërkuar shpjegime ministrisë për këtë.

Nuk e di sa e vërtetë është se ka vërtet një procedim penal për dikë tek Aleanca. Personalisht nuk më ka komunikuar askush diçka zyrtare, por dje ka pasur një akt të shëmtuar me aktivisten Adriana Kalaja, të cilën kanë dashur ta shoqërojnë në polici, pa asnjë mandat, madje duke përfshirë edhe njerëz pa uniformë. Ligjërisht, ky quhet rrëmbim personi. Për këtë Policia e Shtetit duhet të mbajë përgjegjësi.

Në gjykimin tim, publikimi i pamjeve që ngjallin dyshim, duke i kërkuar institucioneve përkatëse shpjegime, është një akt i demonstrimit të përgjegjësisë qytetare. Në gjykimin ushtarak të Sandër Lleshajt, kjo quhet shpifje, vjedhje, ndërsa aktivistët që e bëjnë këtë – të cilët janë në fakt njerëz të nderuar dhe respektuar publikisht (artistë, publicistë, aktivistë, të njohur) – ‘konsiderohen hajdutë, pisa, e perversë pa nder’.

Nuk po merrem me gjuhën dhe histerinë e ministrit, i cili gjeti rastin të na shfaqë fytyrën e vërtetë, përtej maskës së intelektualit të qetë e buzagaz, që mban në parlament duke ruajtur qetësinë edhe kur kundërshtarët politikë e masakrojnë me akuza, nuk merrem as me barcaleta policësh si kjo e denoncimit të Aleances në Prokurori, por po ndalem me keqardhje vetëm tek mënyra sesi është degjeneruar ky shtet.

Një shtet si ky, komplet llesh e li, është burimi i vetëm i panikut publik. I dështuar plotësisht për të menaxhuar një krize, i kapur gafil, ku ekipet e emergjencës nuk kishin as kokore e doreza pune,- e lëre me pajisje teknologjike normale, si kudo në bote, – ku të mbijetuarit lihen rrugëve pa një strehë, pa një shtroje, pa bukë… ky shtet gjen kohë të shpenzojë kaq urrejtje ndaj disa aktivistëve, të cilët vullnetarisht po rropaten prej ditësh, për të ndihmuar në çdo fshat e çdo shtëpi.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë këto ditë vatra e solidaritetit qytetar, duke dërguar në terren dhjetëra ton ndihma në ditë, me kamionë, furgonë, makina… shtëpi më shtëpi. Dhjetëra qytetarë na janë bashkuar duke punuar gjatë gjithë ditës si vullnetarë, për grumbullimin e kontributeve, menaxhimin, shpërndarjen, paketimin etj. Aleanca ka hyrë aty ku ky shtet ka dështuar të hyjë, ose nuk e ka çarë kokën të hyjë. E megjithatë, në vend ta falenderojë, kjo qeveri gjen kurajë ta sulmojë atë!

Është cinike, sepse, ndërsa qeveria fton njerëzit 24 orë në ditë për solidaritet, një breshëri mllefi lëshohet kundër njerëzve që kanë shfaqur solidaritetin më të madh në këtë vend. Mesa duket këta konsiderojnë solidaritet vetëm atë me qeverinë.

Në fakt, përgjigjen për akuzat e ministrit e kanë dhënë këto ditë vetë qytetarët e Tiranës. Me mijëra njerëz kanë vizituar këto ditë sheshin e teatrit duke dhuruar ndihmat e tyre, ndërkohë që çadra e Bashkisë aty pranë, qëndronte bosh. Qytetarët treguan se besojnë tek ne dhe jo te ata, ndaj dhe akuzat e papërgjegjshme të ministrit rëndojnë me të gjithë peshën e tyre mbi vetë atë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...