“Mos shihni mediat”, Vasili reagon ndaj Ramës: Mediat të bojkotojnë e përbuzin kryeministrin

Tuesday, 03 December 2019 15:17

Nën kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me apelin e kryeministrit Edi Rama, për qytetarët e prekur nga tërmeti për të mos ndjekur mediat. Apelit të Ramës për qytetarët , Vasili i përgjigjet me një tjetër apel, drejtuar mediave, të cilëve u kërkon të bojkotojnë e refuzojnë kryeministrin.

Postimi i plotë:
Gazetare terreni, kryeredaktore analiste,njerez te medias bojkotojeni,refuzojeni,perbuzeni Edi Ramen, qe ju quan Qenefe!!
Asnje interes ekonomik s’mund te vendoset mbi krenarine dhe identitetin personal dhe profesional te asnje punonjesi te medias.

Vazhdimi i pasqyrimit te ketij individi te pagdhendur,ofendues dhe agresiv eshte perdhosje e pavaresise se medias.
Dita e krenarise pa kompromis per punen e mundimshme dhe plot sakrifica, qe beni ka ardhur!
Boll më poshterimit tuaj per ca leke qeveritare qe vijne ere te qelbur.
Ja si guxon te ofendoje te gjithe median shqiptare dhe kosovare lexojeni ç’thote kryeministri sot per median:
“Ju përgjërohem sa më pak televizor, hiç portale dhe qenefe dixhitale mundësisht. Ndjesë për gjuhën, të keqen e qenefit në fakt. Por për fat të keq njësoj janë dhe mediat e Kosovës. Mirë pra, përqafime të gjithëve se çfarë nuk të vret të bën më të fortë. Lavdia më e madhe është të ringrihesh sa herë që rrëzohesh, ma besoni. E ndiej shumë fort këtë. Shqipëria do të ngrihet më e fortë”, përfundoi kryeministri.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...