Basha i revoltuar: Në Ishëm, Manzë e Sukth, njerëzit në mëshirë të fatit

Tuesday, 03 December 2019 16:09

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në zonat rurale të Durrësit, ku ka parë se shkatërrimi është i madh.

‘Jam i revoltuar dhe shumë i shqetësuar për situatën që kam parë në Ishëm, në Manëz dhe, natyrisht, edhe dje kur kam qenë në Bubq dhe në Durrës, në lagjen 7, duket se ka një paralizë totale’, është shprehur Basha.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha

 

Kam 4 orë në këtë zonë që është totalisht e harruar. Dua t’ju falënderoj që keni ardhur deri këtu. Nëse keni mundësi dua t’ju ftoj të shkoni deri në Ishëm. Sot kam qenë në Gjuriçaj të Ishmit, pastaj në Kërtushaj, kam qenë në Kameras, kam qenë në Armath, në qendër të Manzës.

 

Kam parë me sytë e mi dëme të jashtëzakonshme në shtëpitë e banorëve. Në zonën e Gjuriçajt 9 në 10 shtëpi janë jashtë funksionit, nuk jetohet. Natyrisht, me aq sa kemi mundur, me aparatin fotografik kam arritur të evidentoj dhe të nxjerr në faqen time të ‘Facebook’-ut disa prej dëmeve.

Image

Ju ftoj ju duke ju falënderuar për punën e jashtëzakonshme që po bëni, të shkoni dhe të evidentoni. Dëmet janë kudo por në këtë zonë ka një harresë totale. Nuk ka shkuar askush ti shohë dhe t’i japë një sqarim nëse mund të rrinë apo nuk mund të rrinë aty. Në shumicën e rasteve nuk kanë as çadra dhe në ato raste kur u është dhënë një çadër, kanë qenë bashkëfshatarët e tyre që i kanë sjellë nga Italia apo një organizatë nga Kosova që u kishte çuar çadra. Pra, harresë dhe lënie totale në mëshirë të fatit e qindra familjeve, mijëra banorëve.  Kjo është gjendje shumë e rëndë. Kjo është gjendje emergjence totale.

E dyta, në kampin e çadrave që është ngritur në Manëz, është një batërdi e vërtetë, balta ka shkuar deri në gju, brenda ka nga foshnje një muajshe dhe fëmijë një apo dy vjeç, deri tek pleq 70, 80,90 vjeç të sëmurë.

Ka dy objekte shkollore, të cilat me sa më tha, janë çertifikuar jashtë rrezikut dhe nuk ka asnjë arsye pse familjet të qëndrojnë në llucë. Janë familjet e 5 pallateve që u është vënë kryqi, janë 5 pallate të dëmtuar nga tërmeti dhe janë jashtë, nata e 6-të në shi. Madje, kur ndodheshim aty, filloi prapë shiu që e bën ftohtin edhe më të papërballueshëm. Nuk ka pse të jenë aty. Të merren dhe të çohen në shkolla ose propozimi tjetër që ka ardhur, po kështu nga propozimi i ekspertëve, të vendosen në kontenierë. Por nuk mund të qëndrojnë në çadra. Prej ditës së dytë të emergjencës kam bërë thirrje që askush të mos qëndrojë në çadra. Një numër është sistemuar ose tek të afërmit ose në strehime të tjera. Por ndërkohë ja ku i ke të gjitha familjet e 5 pallateve në llucë, në baltë. Kjo është situata.

Image

Situatë shumë e rëndë. Ankohen për seleksionim, që dikush nuk merr asgjë dhe dikush tjetër ka marrë shumë më shumë sesa ka nevojë. Ankohen ata që mund të kenë më pak nevojë, më pak dëme. Unë nuk jam në gjendje t’i verifikoj, por ankesat janë masive. Dhe këto po jua them, pasi, mesa duket, kam qenë atje para jush.

Ju ftoj edhe ju të shkoni atje. S’ka asnjë organizim, s’ka asnjë prani. Tani më thanë që kanë marrë vesh që ka qenë kryetari i opozitës dhe kanë nisur disa makina. Por kjo nuk është mënyra për të punuar. Nuk duhet të presin të vij unë këtu dhe të duken për shoë.

Jam i revoltuar dhe shumë i shqetësuar për situatën që kam parë në Ishëm, në Manëz dhe, natyrisht, edhe dje kur kam qenë në Bubq dhe në Durrës, në lagjen 7, duket se ka një paralizë totale.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...