Ja si po grabiten punonjësit e administratës, Berisha publikon mesazhet: Rama po krijon fondin…

Tuesday, 03 December 2019 17:32

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjet, pas denoncimeve që i janë dërguar, ka reaguar lidhur me atë që e quan si grabitjen me urdhër që po i bëhet punonjësve të administratës, duke i detyruar këta të fundit të japin para nga paga e tyre mujore si kontribut për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Berisha ka postuar edhe denoncimin e një punonjësi të ASHK-së, i cili shkruan se janë të detyruar të japin para nga rroga ndryshe kërcënohen me largim nga puna.

“Grabitja me urdhër e pagave të punonjesve të administratës nuk është solidaritet, por grabitje shtetërore.

Pasi nuk ka caktuar asnjë fond fillestar për përballimin e nevojave më emergjente Edvin Mafia kërkon t’a krijojë atë me rrogat e punonjësve!

Të dashur miq, po bëhen 6 ditë nga data e tërmetit të 26 nëntorit dhe janë bërë disa mbledhje të narkoqeverisë dhe Edvin Mafia në të gjitha vendimet dhe mbledhjet e tij nuk ka treguar, nuk ka caktuar asnjë qindrake si një fond fillestar për përballimin e nevojave më urgjente të gjendjes së jashtëzakonshme, që si rregull në këto raste me vendim të Kryeministrit merren nga fondi rezervë.

Kështu që duket se gjithçka që shpërndahet ështe ndihmë solidariteti nga qytetarë të Kosovës, Shqipërisë, emigracionit dhe vendeve mike.

Me këtë shpjegohet dhe fakti i mungesës së madhe të ndihmave më elementare të të dëmtuarve nga tërmeti.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe si papërgjegjësi totale mos caktimin e fondit fillestar për përballjen me nevojat më urgjente të të dëmtuarve nga tërmeti.

Por krahas kësaj dënoj si grabitje të mirëfillte urdhërin për mbajtjen e rrogave të punjonjësve si akt solidariteti. Solideriteti është vlerë që nuk pajtohet kurrë me detyrimin”, shkruan Berisha, duke publikuar mesazhet e mëposhtme të qytetarit dixhital.
Mesazhet e qytetarit dixhital të publikuara nga Berisha

Urdherohet mbajtja e rrogave te prokuroreve dhe policise!

Lexoni denoncimin e punonjesve dixhital

Pershendetje marshall Po ju dergoj nje informacion te cilin media e drogaxhiut ton,e cila quhet top chanel sapo nxori nje lajm qe te gjith punonjesit e prokuris tiranes kan dhuruar rogen e dhjetorit per te prekurit e termetit.por kjo nuk eshte e vertet sepse me urdher nga lart arta marku Ka urdheruar qe mos ti jepen rrogat.turp turp Jan 300 veta qe punojn aty dhe Jan 300000$ qe Po vidhen

Zoti Berisha pershendetje!

Jam nje punojs i ASHK dhe po na detyrojn dhe po na ushtroj. Presoj qe te dorzojm rrogat ose te japim dorheqjen.Ne nuk esht se nuk duam te sensibilizohemi me familjet e prekura nga termeti por nuk e kemi nje mundsi te till duke qene se kam per te paguar kredin qe kemi mar per shtepin gjithashtu kemi dhe femijet qe duhet te kujdesim,ne syt dhe koken e mbajm nga fundi muajt qe te marrim ate rroge.Ju lutem Zoti Berisha publikoheni kete mesazh.

Mirmbrema doktor.

Marr shkas nga postimi i juaj i bere per punonjesit e kadastres.. por dua te theksoj pasi ne drejtorine e policise shkoder, drejtori Niko brahimaj ka mbajtur peng rrogat me urdher verbal te punonjesve te drejtorise perfshire efektivet dhe punonjesit civil ,per shumen e caktuar nga vete ai per te cilen e ka nxjerr me nje urdher te brendshem ku detyron punonjesit te paguajne per personat e demtuar nga termeti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...