Rilindasit nuk dinë së si të trajtojnë asnjë hall qytetar, çdo gjë e lidhin me krimin, me të cilin janë të lidhur dhe “dashuruar”. E kanë të pamundur të mos përdorin fjalën krim në çdo dalje publike apo deklaratë në çdo lloj fushe. “Të gjitha pallatet ku ka pasur humbje jete njerëzore, janë skena krimi”, kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi gjatë inspektimeve të kryera në Durrës të objekteve që janë parashikuar për t’u shembur pasi u dëmtuan rëndë nga tërmeti. Sipas ministri Lleshaj, policia ka punuar që në ditën e parë të tërmetit dhe ka evidentuar gjithçka që lidhet me veprimtari të mundshme kriminale. Është ky një deklarim krejt qesharak i ministrit te Brendshëm kur kemi parasysh faktin se Rilindasit nuk dine gjë tjetër veçse te shkojnë ne vendngjarje pas skenës se krimit. Pra; mjafton qe kapin viktimën sepse vrasësi ikën ne drejtim te paditur. Edhe kësaj here kështu ka ndodhur. Janë marre dhjetëra jete njerëzish te pafajshëm ne pallate te ndërtuara jashtë kushteve te duhura teknike apo dhe ne pallate te cilat kane qene te dëmtuar qe herën e pare te rënies se tërmetit ne shtator dhe banoret nuk duhej te liheshin te hynin me ne ato banesa. Autoritetet nuk kanë qenë të përkushtuara për të ndaluar rreptësishtë hyrjen ne banorëve në ato pallate si dhe të iu gjenin strehim që herën e parë duke ndaluar tragjedinë që ndodhi me 26 nëntor. E sot paturpësisht shohim dy gastorët shëtitës të Ramës që gjezdisin më kot në zonët e prekura nga tërmeti pa iu dhënë zgjidhje problematikave të tyre dhe madje dhe hyn në sherr me banorët siç ishit rasti i Lleshajt në Lezhë, aty ku banorët kërkojnë strehim të sigurt pasi pallati i tyre po bie. Këto dy gastorë me kot orvaten lart e poshtë pasi nuk po iu japin asnjë zgjidhje banorëve veçse tentojnë të kujdesen për të bërë propagandën se gjasmë po punohet. Banorët e zonave të prekura nuk kanë nevojë për gastorë, por për qeveritarë në të dyja nivelet e drejtimit punëtorë.