Gjendja e Jashtëzakonshme pa fond buxhetor – 'fake' dhe tallje me fatkeqësinë!

E mërkurë, 04 December 2019 14:20
Nga Sali Berisha
 

Tërmeti i 26 nëntorit ishte një katastrofë me përmasa të mëdha për vendin dhe kombin tonë, e cila mund dhe duhet të trajtohej padyshim vetëm në kuadrin, ashtu siç përcakton Kushtetuta, të një Gjendjeje të Fatkeqësisë Natyrore.

Edvin Mafia, pasi hezitoi 24 orët e para, shpalli të nesërmen Gjendjen e Jashtëzakonshme dhe jo atë të Fatkeqësisë Natyrore për qëllime strikt të goditjes së mediave, paçka se shpallja e të parës bëhet në kushte të tjera dhe është atribut i parlamentit.

Por në të dy rastet, si domosdoshmëri absolute, me VKM përcaktohen sipas ligjit, burimet njerëzore, logjistike dhe fondi financiar fillestar që angazhohen në zbatimin e Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe funksionimin e makinerisë së saj.

Në historinë e Shqipërisë dhe botës, kjo është gjendja e parë e jashtëzakonshme në të cilën nuk është caktuar në asnjë VKM një qindarkë si fond financiar për përballimin e përditshëm të gjendjes dhe që si rregull merret nga fondi rezervë i qeverisë, që preket gjithnjë me VKM.

Kjo është një papërgjegjshmëri ekstreme e Edvin Kristaq Mafisë.

Deri tani janë shpërndarë aq sa ka pasur dhe me mungesa të mëdha, ato ndihma ushqimore, veshje dhe shtroje të dhuruara nga Kosova dhe shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Hoteleve dhe familjeve që kanë strehuar të dëmtuarit nga tërmeti nuk u është dhënë asnjë qindarkë.

Mungesa e fondit financiar buxhetor ka bërë që deri sot të ketë qindra e qindra familje në nevojë në qytete dhe sidomos në fshatra me të cilat nuk ka folur njeri.

Mungesa e këtij fondi ka bërë të ketë mungesa të mëdha në ushqime, ilaçe dhe gjëra të tjera të domosdoshme për të dëmtuarit nga tërmeti, që vleresimet të jenë tejet të cekëta dhe të ngadalta; mungesa e këtij fondi ka bërë që të duhen dy ditë për të prishur një hotel dhe makineria e gjendjes së jashtëzakonshme të funksionojë e çorganizuar dhe me ritme breshke.

Mungesa e fondit financiar buxhetor lë në gjendjen e jashtëzakonshme, rreziqet e saj, vuajtjet dhe dhimbjet e mijëra e mijëra qytetarëve të dëmtuar dhe traumatizuar nga tërmeti në mëshirë të ndihmave jo shtetërore dhe e bën si “fake”, Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Me këtë nuk dua të zvogëloj aspak vlerën e pazëvendësueshme të solidaritetit të madh, as përkushtimin e qindra e qindra qytetarëve, vullnetarë apo punonjës për përballimin e pasojave të tërmetit, por të denoncoj një akt të pashembullt të papërgjegjësisë së Edvin Mafisë, i cili mendon se mund të zëvendësojë mos caktimin e fondit financiar për mbështetjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme për bllokimin e mediave dhe “show”-n e tij të neveritshëm televiziv, me serialin e rrenave dhe manipulimeve nga mëngjesi në darkë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...