TV gjerman ARD, jehonë dekorimit të qenit hero nga Meta: Puthje presidenciale për Sadak

E Enjte, 05 December 2019 16:52

Televizioni gjerman ARD ka publikuar një rrjetin social “Instagram” një postim dhe një disa foto nga ceremonia e dekorimit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta të zhvilluar të mërkurën në Kosovë.

Në këtë veprimtari Presidenti i Republikës Meta vlerësoi Forcat e Sigurisë së Kosovës, Njësinë Operacionale të Policisë, Ekipin e Zjarrfikësve të Kosovës, Njësinë K9 si dhe të gjithë ekipet e specializuara që dhanë një kontribut të madh gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

ARD është fokusuar veçanërisht te vlerësimi që kreu i shtetit i bëri qenit të Njësitit K9 të FSK-së, Sadak, që u kthye në një hero gjatë këtij operacioni, duke ndihmuar në gjetjen e njerëzve të mbetur nën rrënoja.

“Pas tërmetit të tmerrshëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që goditi Shqipërinë javën e kaluar, që pati një bilanc tragjik me 51 të vdekur dhe me mijëra të mbetur të pastrehë, pati një solidarizim të madh ndërkombëtar. Mes shumë trupave të specializuara të ardhura në ndihmë nga jashtë vendit ishte edhe Njësia K9 e Kosovës për kërkim-shpëtimin me qenin e tyre Sadak, që ndihmoi në gjetjen e viktimave.

Dje (të mërkurën), kjo njësi u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për kontributin e dhënë, përfshirë edhe shpëtimtarin Sadak. Madje, për qenin pati edhe një “puthje presidenciale”, shkruan televizioni ARD në postimin kushtuar kësaj ngjarjeje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...