‘Rama bën propagandë me tërmetin’/ Noka: Emergjenca Civile nuk funksionoi

E Enjte, 05 December 2019 17:42

Situata pas tërmetit, sipas PD nuk po përballohet në mënyrën më të mirë nga qeveria. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ish-deputeti i PD, Flamur Noka thotë se tërmeti tregoi se shteti është inegzistent.

Noka u shpreh se shteti nuk po zbaton protokollin e emergjencave civile.

‘Për emergjencat civile që kishte Shqipëria të jeni të sigurt që do të ishim duke vajtuar sot akoma më keq. Strukturat shtetërore që duhet të funksiononin ishin të shkërmoqura.

Sot e kësaj dite askush në këtë vend nuk di të thotë një shifër sa është vënë në dispozicion. Kemi parë një qeveri inegzistente një kryeministër që bën propagandë. Keni parë në terren kreun e emergjencave civile? Kemi parë kryeministrin që hap derën e autobusit dhe thotë ti hyrë, ti  mos hyrë. Kjo është karagjozllëk.

Edhe post tërmeti është shou dhe propagandë dhe nuk ka lidhje me realitetin. Ka një protokoll në rast emergjence si funksionon shteti, prioritetet prevalojnë. Kjo do të thotë që investimet e tjera shumëzohen me zero përballë kësaj situate.

Noka tha se opozita ka bërë detyrën dhe nuk e ka përdorur situatën e tërmetit për propagandë.

‘Por tashmë që faza e emergjencës kaloi tashmë ne kemi detyrë të jemi vigjilentë për të parë si po reagon dhe çfarë masash ka marrë qeveria.’

Modifikuar më E Enjte, 05 December 2019 18:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...