Ndoka thirrje Ramës: Mos merr kot, do mbahesh mend si njeriu më i urryer pas Enverit

E Enjte, 05 December 2019 18:49

Kreu i PDK, Nard Ndoka, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të lërë mënjanë arrogancën dhe fyerjet ndaj shqiptarëve dhe kritikëve, por të ulet dhe të punojë në këtë situatë të rëndë për vendin.

Me anë të një postimi të gjatë në Facebook, Ndoka shkruan se Rama njëlloj si Enver Hoxha premton se do të ndërtojë fshatra dhe qytete të reja.

Ai i ka bërë thirrje Ramës që të heqë menjëherë dorë nga ky show i shëmtuar, në të kundërt do të mbahet mend gjatë si njeriu më i urryer për shqiptarët pas Enver Hoxhës.

Postimi i Ndokës:

  1. Rama mos merr për kot!

Vendi ka nevojë për një qeveri, që të garantojë paqe sociale, besim e shpresë për të gjithë.

Po shohim kryeministrin “post tërmet”, që po përpiqet të shembë, miklojë e hipnotizojë këdo që i del përpara. Madje thellë-thellë, sikur tërmeti i erdhi si “dhuratë nga qielli”. Kështu po sillet, i mërzitur në dukje, por i kënaqur shumë në egon e tij vrastare.

Mori përpara gazetarët dhe median kritike, deri në portalin e fundit, shkeli me këmbë të vetët, ministra e kryetar bashkish, për t’ju treguar se Ai është “shpëtimtari i kombit”, paralizoi Opozitën përfaqësuese, dhunoi e fyeu mizorisht mbetjet e saj në Kuvend që po i shërbejnë akoma edhe sot. Njësoj, si Enveri dje, edhe Rama sot, do të ndërtojë lagje të tëra të reja, mrekulli në 3D. Nuk e kupton akoma, se Enveri kishte ndërmarrje, kishte vullnetar të detyruar dhe shtetin diktatorial të centralizuar.

Por çfarë ke ti, o ditëzi? Ti as ke shtet, as ke vullnetar, as ke buxhet, as ke ide, as ke moral. Pra, në fakt, nuk ke asgjë, por ke një mendje djallëzore, perverse deri në trishtim dhe të rrezikshme për të gjithë të tjerët. Ti ke arritur të mbijetosh mbi gërmadhat e shtetit, por kjo nuk është zotësi, as zgjuarsi, por brutalitet shtetëror. Ti ke arritur të mbijetosh, përballë Presidentit, Opozitës, ndërkombëtarëve, qytetarëve, sepse ti ke shembur çdo urë institucionale, edhe pse ti për vete ke mbetur në kënetë, i zhytur në llum.

Ti, Edi Rama nuk e meriton këtë luks anadollaku, duke respektuar fatkeqësinë kombëtare, viktimat e tërmetit, tmerrin e familjeve shqiptare, ti mendon se të erdhi dita, që të vazhdosh të na qeverisësh edhe mbi kufoma, mbi rrënoja, mbi institucione, mbi media duke i vënë këmbën tënde të madhe korruptive të shkretës Shqipëri. Qytetarët nuk të besojnë më as lëmoshat e tyre, ndaj edhe të përbuzin, ndërkombëtarët ta kanë hequr vizën, ndaj nuk të konsiderojnë më, institucionet të janë shkërmoqur, ndaj hakmerresh ti me to, kush të del në krah apo përpara. Ke falimentuar more shok, politikisht, moralisht, si drejtues e menaxher, si arrogant e bejtexhi, je në hapin tënd.

Vazhdo talle popullin tënd, tallu me varfërinë e padijen që kultivove kudo. Tallu more shok, kështu ke bërë gjithmonë, kur ishe i ri në bordurat e Hotel Dajtit, kur katunarët kalonin përpara teje dhe sot po bën të njëjtën gjë, po tallesh sërish me to, por sot në gërmadhat e fatkeqësisë së tyre. Ti nuk ndalon, kjo tashmë u vërtetua botërisht, por a duhet Opozita të të tregojë vendin? Shpresoj dhe besoj se po. Qytetarët nuk kanë faj, Zoti jo që jo, por keqqeverija jote dje dhe tallja dramatike sot, janë kthyer në një makth për Kombin tonë. Tërmeti të gjeti në luftë me Opozitën, në luftë me Presidentin, me Bundestagun Gjerman, me Europën në tërësi.

Na ra ky mort dhe të gjithë pushuan, respektuan kodin e zisë, të tragjedisë, të solidaritetit, të përgjegjësisë, të ndihmës, ndërsa ti u talle me të gjithë, shkelmove çdo kod e rregull. Kur po bëje dorëzimet politike, fap u kthjellove, sapo ndërrove brekushet e mbushura nga tërmeti, vazhdove fushatën “post tërmet”, duke na treguar të gjithëve sepse ti kurrë nuk ndryshon, as në të mirë, as në krizë as në katastrofë! Lulzim Basha tregoi maturi e përgjegjësi, dhimbje e burrëri, qytetari e largpamësi, respektoi Institucionin e Opozitës, respektoi kodin e shqiptarëve, respektoi qytetarët në katastrofë, por respektoi edhe Institucionet e Shtetit përfshirë edhe kryeministrin.

Bravo deri këtu, kjo është diferenca, ky është dallimi. Por nga sot duhet të funksionojë sistemi, llogjika, institucionet, drejtësia, emergjenca civile, rendi, bashkitë etj etj. Të gjitha këto nuk arrihen me këtë qeveri dhe me Edi Ramën kryeministër, shkaktari i të gjithë këtyre që përmendëm. Ndaj duhet Qeveri kujdestare, të pranuar nga i gjithë faktori politik shqiptar e partnerët ndërkombëtare, zgjidhje të krizës dhe katrastofës së tërmetit, zgjidhje të krizës politike, rikthimin e autoritetit ligjor për Bashkitë, etj.

Sot është domosdoshmëri një axhendë kombëtare, të mbështetur dhe të pranuar nga të gjithë. Kjo është zgjidhja, paqe sociale, besim e shpresë per të gjithë, per të përmbyllur pasojat e fatkeqësisë së tërmetit dhe krizën e thellë politike, ekonomike, morale e institucionale.

Nëse Edi Rama, Lulzim Basha dhe të tjerët pas tyre, nuk do të arrijnë sot të dalin mbi veten, mbi egot personale e partiake, do të mbahen mend gjatë për keq, madje dikush prej tyre, si më i urryeri pas Enver Hoxhës. Me besimin dhe shpresën e reflektimit të thellë, qytetar, politik, njerëzor, institucional dhe kombëtar nga të gjithë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...