Zgjedhja e kryeprokurorit të ri/ Duka: Tërmeti s'mund të shërbejë si një amnisti, rruga e rindërtimit kalon nga drejtësia e re

Premte, 06 December 2019 17:10

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste dhe ish-deputeti i Opozitës, Agron Duka, përshëndet zgjedhjen e Olsian Çelës si prokuror i përgjithshëm i vendit.

Përmes një reagimi në Facebook, Duka shprehet ndër të tjera se, "është e rëndësishme që vendi t’i kthehet normalitetit dhe të gjitha institucionet e reja të drejtësisë të ngrihen sa më parë dhe në përputhje me Kushtetutën".

Në fund të reagimit të tij, Duka thekson se, "tërmeti nuk mund të shërbejë si një amnisti, rruga e rindërtimit duhet të kalojë nga drejtësia e re".

 

"Përshëndes zgjedhjen e z.Olsian Çela si Prokuror i Përgjithshëm me mandat të rregullt. Është e rëndësishme që vendi t’i kthehet normalitetit dhe të gjitha institucionet e reja të drejtësisë të ngrihen sa më parë dhe në përputhje me Kushtetutën. Pa ndarje pushtetesh nuk mund të ketë demokraci. I uroj punë të mbarë z. Çela me shpresën që pandëshkueshmëria të marrë fund në vendin tonë. Institucionet e reja të akuzës kanë përpara një punë shumë të madhe, e cila duhet të adresojë sa më parë edhe shpërdorimet e detyrës që fatkeqësia natyrore nxori në pah. Tërmeti nuk mund të shërbejë si një amnisti, rruga e rindërtimit duhet të kalojë nga drejtësia e re", shkruan Agron Duka në një postim të tijin në Facebook.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...