Pezullimi/ Malaj: Me Ramën do përballem në Kuvend, unë si ekspert ai me pushkën top për armiqtë

Saturday, 07 December 2019 09:10

Arben Malaj, i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, komentoi vendimin e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe shkarkimin e tij nga posti.

Malaj tha se me kryeministrin Rama do përballet në Kuvendin e Shqipërisë, që brenda 30 ditëve do japë vendimin për shkarkimin ose jo të tij.

Ai shtoi se nuk ka pranuar asnjëherë të jetë kandidaturë e Edi Ramës për bordin e BSH dhe se mirënjohja publike është shumë më e rëndësishme se çdo ferman sulltanor.

“Është një përballje që do të vazhdojë gjatë, është një përballje ndërmjet dy mentaliteteve. Unë kam kontribuar dhe konkurruar gjithmonë në zhvillimet politike të vendit tim me filozofinë se shqiptarëve u duhet një vend i fortë ku pushtetet ndahen, balancohen, kontrollohen dhe jo në një mentalitet ku pushteti u takon sovjetëve, gjithë pushtetet qoftë legjislativ, gjyqësor apo parlamentar. Kjo është prezent në publik. Falënderoj të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë, jam i bindur se mirënjohja publike është shumë më e rëndësishme se çdo ferman sulltanor.
E para ata kanë bërë vetëm pezullimin sepse ligji për të mbrojtur Bankën e Shqipërisë nuk u jep të drejtën asnjë kryeministri të shkarkojë. Nuk kam pranuar asnjëherë të jem kandidaturë e Edi Ramës për bordin e BSH. Kam konkurruar gjithmonë në Parlament aty ku e kam marrë, aty do ta bëj ballafaqimin. Brenda 30 ditëve sipas ligjit Kuvendi i Shqipërisë duhet të votojë propozimin e qeverisë kështu që jo punë zgjidhet shpejt dhe secili në vendin e tij. Unë me kontributet e mia pozitive edhe si profesor, ekspert dhe qytetar për vendin tim, Edi Rama me pushkën top për armiqtë e tij politikë.-tha Malaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...