Fyen gjuhën shqipe/ Arben Plaku: Cakaj duhet burgosur, por burgim më i gjatë duhet për atë që e vendosi

Hënë, 09 December 2019 08:26

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, pothuajse në ccdo fjalim të tij, shfaq probleme të theksuara me gjuhën shqipe.

Edhe pse Kryeministri Edi Rama, i cili ka emëruar Cakajn në krye të diplomacisë, shpeshherë i pëlqen të thumbojë kritikët e tij në lidhje me përdorimin e shqipes, në rastin e të preferuarit të tij, duhet të verë duart në kokë ose të shkulë mjekrën, me shqipen e ministrit të preferuar.

Shqipja e deformuar e Cakajt është evidentuar edhe nga Arben Plaku, i cili në një postim në rrjet shprehet se me vetëm 8 fjalë shqipe, me një renditje të pakuptimtë fjalësh, ky duhet burgosur për fyerje ndaj gjuhës shqipe dhe për fyerje ndaj trurit të vet.

Plaku në vijim shprehet se burgim më të gjatë për tallje të dinjitetit shtetëror për atë që e vendosi në atë post.

“Prej 26 fjalëve të ministrit të jashtëm shqiptar drejtuar bashkëkombasve të vet, rrjedhojnë prej gjuhës shqipe vetëm:

Një lidhëse (dhe)

Një parafjalë (mbi, dy herë)

Një nyje para emrit(të,dy herë)

Një folje(ruan)

Një mbiemër(mbresëlënës)

Dy emra(ecurinë-qeverisjes)

Një pjesëz mohuese para pjesores(pa)…”, shkruan Plaku në një postim në rrjet, duke publikuar edhe një nga fjalitë e artikuluara nga ministri Cakaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...