Lubonja i dërgon një mesazh Luljeta Bozos: Mos u bëj koperturë

Hënë, 09 December 2019 20:57

Analisti Fatos Lubonja komentoi mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit gjatë një interviste për News24. Lubonja tha se “të gjithë aty po dalin sikur po qajnë hallet tona”.

Sipas analistit, paradoksi është se kjo propagandë po bëhet nga i njëjti kryeministër që u thotë njerëzve mbylleni televizorin se është si të kesh shejtanin në shtëpi
“Për fakt të keq, kryeministri ka zaptuar skenën. Ky bën edhe shefin e emergjencave, shefin e rindërtimit, shefin e mbledhjes së ndihmave, edhe kryetarin e bashkisë. E pe si i tha kryetarit të bashkisë: lyej shkallën,” tha Lubonja.

Lubonja ‘paralajmëroi’ edhe inxhinieren Luljeta Bozo.

“Shqiptarët nuk janë aq budallenj për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një “one man show”. Tërmeti tregoi se Rama nuk e ka bërë mirë punën. Nëse shqiptarët, siç thoni ju, qenkan aq budallenj dhe nuk e kuptojnë që ky po tallet, atëherë është fatkeqësi. Njerëzit manipulohen. Aty kishte marrë edhe ekspertë, pashë edhe Luljeta Bozon, sepse për mendimin tim nuk ka pse t’i bëjë atë koperturë se flet gjëra të mençura atje, të qarta, që qëndrojnë dhe nuk ka pse të bëhet përgjegjëse për një dështim të radhës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...