Luan Rama: Mungesa e profesionalizmit të medias në rastin e tërmetit, shërbim pervers ndaj kryeministrit

E Enjte, 12 December 2019 18:45

Ish-deputeti i LSI Luan Rama me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se mungesa e profesionalizmit të mediave televizive ka bërë që ata (mediat) t’i shërbejnë kryeministrit.

Luan Rama thekson se ajo që transmetojnë mediat është një produkt i prishur nuk duhet hedhur në treg.

Postimi i Luan Ramës:

Mungesa e profesionalizmit, si shërbim pervers ndaj kryeministrit!…

Si prej shumë ditësh pas tërmetit të 26 nëntorit, edhe sot prej mëngjesit e deri vonë në mbrëmje, ekranet e televizioneve informativë pa asnjë sens profesional dhe etik e madje në kundërshti të plotë me çdo parametër që normon marrëdhëniet e ekranit me shikuesit, kanë shërbyer dhunshëm për shikuesit e tyre, vizitat abuzive e në shpërdorim të kodit të nderimit e respektit për ata që nuk jetojnë më, të kryeministrit nëpër familjet e të ndjerëve.

Se çfarë bën kryeministri dhe se si e shpërdoron ai dhembjen e familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre në tërmetin e 26 nëntorit e jo vetëm prej tërmetit në fakt, është punë e tij. Eshtë edhe çështje e ndjeshmërisë dhe e respektit njerëzor gjithashtu, por që më së pari janë të lidhura me edukatën dhe karakterin e njeriut, i cili nëse nuk i ka, natyrisht nuk ka as se si t’i shfaqë.

Por, pamja tjetër e shëmtisë na vjen si mungesë e profesionalizmit deri në servilizëm e shërbim pervers ndaj kryeministrit të disa televizioneve, që ndërsa përcjellin për shikuesit e tyre gjithë arsenalin e fyerjeve dhe përçmimit që vjell pa asnjë filtër goja e kryeministrit për ato që ai i quan kazan, ia dhurojnë ekranin ( e kazanit në këtë rast nëse do të përdorim përcaktin e kryeministrit), përmes transmetimeve të drejtpërdrejta me orë të tëra, çka është në thelb një demonstrim arrogant fyerjeje ndaj shikuesit, është shenjë mospërfilljeje dhe ndaj vetë qytetarëve.

Një produkt i prishur nuk duhet hedhur në treg. Po nëse hidhet, atëherë duhet zbatuar ligji kundër keqbërësve! E në rastin konkret, keqbërës nuk është vetëm kryeministri!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...