Akuza e fortë e Doris Pack: BE të hetojë skandalin “Dvorani”. Me paratë e BE Rama po kap drejtësinë

E Enjte, 12 December 2019 20:12

Kryetarja e Forumit të Gruas në Partitë Popullore Europiane, Doris Pack ka reaguar për shkeljet ligjore të kreut të KED, Ardian Dvorani.  Pack ka publikuar në adresën personale në Twitter videon informuese të Presidentit Ilir Meta, për shkeljet ligjore të kreut të KED dhe zbuzimet me reformën në drejtësi. Materiali i presidencës, i hartuar në anglisht, pasqyron gjithë shkeljet ligjore të qëllimshme, që kreu i Këshilli të Emërimeve ka bërë për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pack e cilëson si skandaloze veprimtarinë e kreut të KED, Ardian Dvorani në emër të reformës në drejtësi.

Si përfaqësuese e PPE ajo kërkon që të hetohet skandali i abuzimeve në Shqipëri, ndërsa shton se taksat e qytetarëve të BE-së kërkon nuk mund të përdoren që Edi Rama të kapë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. “Ka ndonjë hetim serioz për këtë skandal nga BE. A mundet ne të vazhdojmë të mbështesim me taksat e qytetarëve të BE kapjen e sistemit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama”,- shkruan Pack.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...