Këshilli i Europës: Paketa e re e ligjit “Anti-shpifje” kërcënon lirinë e medias online

Premte, 13 December 2019 14:23

Me një deklaratë për mediat, Këshilli i Europës ka reaguar kundër ligjit të përgatitur nga Edi Rama kundër medias online. ‘Më 3 korrik 2019, në kuadrin e reformës në drejtësi, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë miratoi një seri amendamentesh të njohura si ‘paketa anti-shpifje’ e cila, sipas autoriteteve synon të luftojë shpifjet.

Nëse miratohen nga parlamenti, amendamentet e propozuara për ligjon Nr. 9918 ‘Mbi komunikimin elektronik në Republikën e Shqipërisë’ dhe Nr. 97/2013 ‘Mbi Median Audio Vizuale në Republikën e Shqipërisë’, do t'i japin fuqi një organi administrativ shtetëror (AMA) për të rregulluar përmbajtjen e publikuar nga media online.

Projektligji duket se shtrëngon kontrollin mbi median online, teksa Këshilli i Ankesa, që është pjesë e AMA-s, mund të rritë censurën duke urdhëruar heqjen e përmbajtjes online mbi bazën e mbrojtjes së ‘dinjitetit dhe privatësisë’ së qytetarëve.

Disa organizata ndërkombëtare janë bashkuar me shoqërinë civile shqiptare dhe median e pavarur në thirrjet drejtuar qeverisë për ta tërhequr projektligjin’, shkruhet në faqen zyrtare të Këshillit të Europës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...